Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kushtetuta jonë nuk lejon që të bëhen ndryshime të legjislacionit në situata të jashtëzakonshme, siç është tani Shqipëria

Premte, 10 Prill 2020 13:31

“Coronavirusi e gjeti qeverinë tonë lakuriq” – Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministri i PS në intervistën për gazetën “Telegraf” kështu e vlerëson gjithë atë propagandë boshe të kryeministrit Rama para zbatimit të karantinës se gjoja qeveria e tij i ka marrë të gjitha masat për të përballuar Pandeminë. Prof. Sherifi, si ish kryetar i Komisionit të Ligjeve shprehet kundër ndryshimeve në Kodin Penal që përgatitet të votojë Parlamenti në 16 prill, duke argumentuar se Kushtetuta nuk lejon të bëhen ndryshime në legjislacion me procedurë të përshpejtuar në situatë të jashtëzakonshme, siç është tani Shqipëria. Prof. Sherifi e quan turp bllokimin e shqiptarëve në Kapshticë nga kryeministri Rama, duke u shprehur me ironi, se tani Shqipëria qeveriset nga facebooku. Prof Sherifi, thotë ironikisht, se situata pas Coronavirusit do të ndryshojë, ndërsa qeveria e Ramës do të mbetet

– Prof. Sherifi, qeveria përgatit urgjentisht të bëjë ndryshime në Kodin Penal, që t’i përgjigjet situatës së Koronavirusit. A është e nevojshme, të ndërhyhet në Kodin Penal, për të përballuar koronavirusin?

– Perballja e shoqerise me pandemine “Covid 19” mendoj se i gjeti ne “gjume” strukturat shteterore te specializuara dhe nxorri “lakuriq” politikat e deshtuara shteterore per mbrojtjen e shendetit njerezor ne Europe e Amerike. Te ne me shume. “Covid 19” ishte shfaqur qe ne janar ne Kine, e ne shkurt ne Itali, kurse kryeministri i Shqiperise ne 3 mars kritikonte median dhe opoziten, qe sipas tij, kijonin panik me rrezikun qe vinte prej tij dhe dha mesazhin, se gjithecka eshte nen kontroll. Me kujtohet se ato dite, edhe shefi i sherbimit, mjeku Brataj ishte aktiv ne media dhe mundohej te argumentonte, se situata kritike ne Itali, nuk kishte gjasa te ndikonte ne Shqiperi. Por, cndodhi ? Pasi “plasi” covid ne Shqiperi, kryeministri u mbyll ne “bunker” dhe me akt normativ vendosi masa izolimi, te cilat ishin te nevojshme, por te vonuara, dhe shefi i sherbimit u veteizolua ne shtepi, pasi u prek nga covid, pasi institucionet e sherbimit mjeksor nuk kishin edhe mjetet minimale te mbrojtjes, Tani qe situata po shkon drejt permiresimit,kam pare se flitet per nje draft per ndryshime ne Kodin Penal me penalitete me te forta, se ato qe parashikon Kodi Penal. Mendoj se nuk ka nevoj per shtimin e mases se denimit, pasi mjafton te zbatohen dispozitat qe ka legjislacioni dhe me kete rast u kujtoj inicuesve,se normat kushtetuese nuk lejojne ndryshimin e legjislacionit me procedura te pershpejtuara ne situtat e jashtezakoneshme, ose te fatkeqesive natyrore, si eshte Shqiperia me aktin normativ te qeverise.

– Sa herë që kjo qeveri e KryeM Edi Rama bën ndryshime në Kodin Penal, përmendet fjala “Burg”. Vallë, ky është qëllimi i ndryshimeve në Kodin Penal, ashpërsimi i dënimeve me burg?

– Kam konstatuar, besoj si edhe opinioni publik, se kjo qeverisje i ka me per zemer masat ndeshkimore,me shume se sa edukimin. Para disa kohesh edhe para shkollave dergoheshin polic. Perparsia e masave dhe denimeve me burg, eshte mendesi e shoqerive totalitare,qe synojne kultivimin e frikes dhe neneshtrimit ndaj autoritetit, qe nuk pranohet “me bindje”. Kete synojne edhe ndryshimet ne Kodin Penal.

– Para disa ditësh, në rrugët e Tiranës, ku nuk kishte asnjë këmbësor në rrugë, pamë autoblinda ushtarake të qarkullonin, me mitraloza si edhe ushtarë përballë Presidencës me gishtin në këmbëz. A mendoni se demonstrimi i forcës ushtarake nga qeveria ndihmon në përballimin e pandemisë së Coronavirusit?

– Edhe kjo pyetje, ka te njejten pergjigje. Mesa kuptohet kryeministri ndihet vete shume mire kur autokollonat e autoblindave qarkullojne e levizin ne Bulevardin Deshmoret e Kombit si dikur me rastin e Festave te Nentorit.

– Kryeministri Rama u premtoi në fillim mjekëve shpërblim 1.000 euro/ muaj dhe infermierëve 500 euro/muaj. Por në prill u pa që shpërblimi ndaj tyre ishte 5.000 lekë/muaj. Ju si e gjykoni?

– Nuk ka asgje te re ne mosmbajtjen e premtimit. Pse u harruan 300 mije vendet e punes, ulja e taksave, tatimeve dhe cmimet e artikujve ushqimor ? Mesa kuptohet edhe banoreve iu pelqen te rrojne me premtime.

– Para pandemisë Kryeministri Rama deklaronte se qeveria i kishte marrë të gjitha masat për të përballuar Coronavirusin, madje u përfol edhe për një spital të posaçëm. Por, këto ditë u pa që mungonin edhe respiratorët. Madje, tenderi i blerjes së tyre u bë, por vetëm 4 erdhën, ndërkohë që të tjerat do vijnë nga shtatori. Çfarë ndjesi lë tek shqiptarët kjo?

– Pandemia nxorri lakuriq situaten e fshehur. Jemi me fat qe “geni eshte i fort”. Ndoshta kemi fituar imunitet nga jetesa me mikrobet, ose si thone disa eksperte,se ne vendet ish komuniste popullsia eshte vaksinuar nga tuberkulozi. Nje epidimiolog shqiptar mbron tezen se ne e kemi kaluar gjendjen e veshtire ne janar e shkurt.Gjate situates se veshtire beheshin tenders, kur pretendohej se nuk mund te financohej paga minimale per bizneset e mbyllura per mungese fondesh.
Shikoni, jane harruar pasojat e termetit. Ministri i rindertimit pergjigjej edhe per masat ne shendetesi ! Kjo qeveri nuk ka faj per gjithecka ndodh, por ka pergjegjesi qe me shume propagandon.

– Zoti Sherifi, po bllokimi i qytetarëve dhe emigrantëve shqiptarë në Kapshticë nga qeveria jonë, me pretekstin e mospërhapjes së pandemisë, a është i justifikueshëm?

– Bllokimi i shqiptareve ne Kapshtice, jo vetem qe ishte kriminale, por me shume se kaq ishte deklarata e ministrit te emigracionit, kur ne nje studio u shpreh, “me mire te shtrire ne kufi, se te shtrire ne shtrat ne shtepite e tyre” ! Papergjegjeshmeria arriti kulmin kur hyrja e tyre, u kushtezua me perballimin e shpenzimeve te karanti imit.E turpeshme ! Doli garant nje bisnesmene shqiptar ne Maqedoni. Shqiptaret le te arsyetojne vete shqiptaret per cfare ndodhi. Ministria e shendetesise duhej te dergonte eksperteve per te bere testimin e tyre, e nese kishte te infektuar, te merreshin masat e izolomit, e jo ti linin me dite, ne meshiren e fatit.

– A mundet të mirëpritet e mirëkuptohet deklarata e Ministrit të Diasporës Pandeli Majko i cili deklaroi se më mirë të qēndrojnë 50 veta në dëborë në kufi, sesa të rrezikohet populli nga një përhapje e Coronavirusit, ku Ministri Majko pa patur fakte që qytetarët e bllokuar ishin të infektuar.

– Deklarata e tij duhet dhene shpesh qe te kuptohet sa u sherben ministria qe u sajua.

– A mendoni se qeveria jonë bën gjithçka për të përballuar pandeminë? Po masat ekonomike që ka marrë, a janë të duhura dhe a ndihmohen vërtet ata që preken drejtpërdrejt?

– E kam trajtuar disa here, se kjo situate do te kaloj, problemet me te medhaja do te jene ne ekonomi. Nuk drejtohet shteti me intervistime, ne facebook !

– Kryeministri Rama deklaroi se qeveria nuk do të tolerojë ndaj atyre që nuk paguajnë faturat e ujit dhe të dritave, sepse shteti mbahet me taksa. A jeni ju dakort me këtë politikë?

– Do te kujtoja aktin normativ, qe qeveria futet edhe te kontrata e qiradhenjes dhe denimin e atyre qe nuk e zbatojne me pese fish ? Nese dikush e ka burim jetese dhenien me qira, ku do i gjej leket te paguaj dritat dhe ujin ? Le te mesojme edhe nga qeveria e Kosoves e rrezuar me mocion mosbesimi, por do te paguaj te gjithe subjektet qe kane nderprere veprimtarine ekonomike dhe familjet ne nevoj, me shume euro se tek ne.

– Gjithashtu, Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të pezullojë faturat e koncesioneve. Qytetarët dhe bizneset paguajnë rregullisht taksa. Por në këtë pandemi u pa që qeveria nuk ka fonde as për maskat e mjekëve dhe infermierëve, spitalet nuk kanë shtretër e respiratorë, bizneset dhe qytetarët e varfër nuk ndihmohen ekonomikisht. Pyetja është: Ku shkojnë taksat që qytetarët dhe bizneset paguajnë, derisa në kohë pandemie, qeveria nuk i ndihmon ekonomikisht?

– Politika me PPP eshte e njohur dhe pasojat e tyre do duken pas “Covid 19”. Kam qene e jam kunder tyre. Shqiptaret paguajne per Rrugen e Kombit te benzina e mirembajtja, tani edhe per “traun bllokues” !

– Cili është mendimi juaj: Çfarë do të ndryshojë kjo pandemi në jetën tonë?

– Pandemia do kaloj, te gjithe do lumturohen, kryeministri besoj se jo, pasi duket qe ndihet shume mire kur njerzit jane ne karantine e ne rruge te levizin autoblinda. Te gjithe do ndryshojne, qeverisja do mbetet po ajo.

– A mundet qeveria të sakrifikojë koncensionet, për të ndihmuar ekonomikisht më të prekurit nga kjo krizë?

– Koncensionet mos i prekni,se kryeministri i ka per zemer. Kryeministri yne futej nga “Reporteret pa Kufij” te kryeminstrat qe perdori edhe rrjetin celular per kufizimin e lirive. Prandaj artikulon “jemi ne lufte” !

Nga Jakup B. GJOÇA

Modifikuar më Premte, 10 Prill 2020 13:34
Login to post comments