Gazetarja, Ramës: Në vend të sulmosh gratë, shih qytetarët dhe ekonominë

Premte, 10 Prill 2020 16:52

Pas gjuhës së kryeministrit Edi Rama në adresë të ish deputetes demokrate Jorida Tabaku, të cilën e quajti 'Balonë Tabake e PD' vjen edhe reagimi i gazetares Fiori Dardha.

Drejtuesja e emisionit investigativ "Boom" në Ora News, përmes një postimi në Facebook, teksa dënon gjuhën e kryeministrit, shprehet ndër të tjera se, asgjë nuk e justifikon këtë sjellje.

Reagimi i plotë:

"Po shoh reagime të ndryshme në rrjet për gjuhën fyese të përdorur nga kryeministri kundër përfaqësueses së opozitës, znj. Jorida Tabaku.
U interesova për të kuptuar pse gjithë ky mllef i kryeministrit kundër një kundërshtari politik, veçanërisht kundër një gruaje.

Asgjë nuk e justifikon këtë sjellje, në thelb, inferiore. Me të drejtë kërkohet nga qeveria angazhim real për të ndihmuar bizneset, ekonominë, më të varfërit, ata që nuk kanë.

Në vend që të mbushë retorikën politike me agresion kundër grave dhe kundërshtarëve politikë, është mirë që kryeministri ta shpenzojë kohën duke siguruar më shumë mbështetje për qytetarët dhe për ekonominë"

Login to post comments