“Vetëm t’i drejtohemi Zotit…”, Basha: Shëndeti dhe jetesa e çdo shqiptari, detyrë kushtetuese e qeverisë

Premte, 10 Prill 2020 17:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një video me mesazhet e qytetarëve në mbarë vendin, të cilët ankohen se mungesë ndihmash nga qeveria në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Sipas kreut të PD, duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit.

Mesazhi i Bashës:

 

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!👇

 

 

Modifikuar më Premte, 10 Prill 2020 17:17
Login to post comments