Covid 19/ Kërpaci denoncon heshtjen e qeverisë për ndihmën ndaj studentëve

Hënë, 13 Prill 2020 11:48

Ish deputetja e LSI Floida Kërpaci ka reaguar me një potim në facebook për heshtjen totale të qeverisë për ndihmën që duhet tu jepet studentëve me subvencionimin e të gjithë pagesave dhe detyrimeve për vitin 2019-2020.

“Nisur nga situata me Covid-19, studentët nuk duhen ngarkuar me detyrimin për të paguar detyrimet e mbetura të vitit universitar”, shkruan ish deputeja.

Ja postimi i plotë:

Propozimi ynë për studentët! Zero reagim nga qeveria!

?Subvencionim të të gjithë pagesave, të palikujdura të studentëve si detyrime për vitin akademik 2019 - 2020.

1 muaj dhe asnjë reagim nga qeveria për studentët duke dëshmuar edhe njëherë shpërfilljen që kanë për të mbështetur të rinjtë!

Nisur nga situata me Covid-19, studentët nuk duhen ngarkuar me detyrimin për të paguar detyrimet e mbetura të vitit universitar.

Në kushtet e izolimit, familjet e studentëve gjenden në kushtet e pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve për shkak të gjendjes ekonomike.

Mijëra studentë ishin të detyruar të punonin për të përballuar pagesat e larta të shkollës ndërsa tani janë pa punë, në izolim dhe pa asnjë mundësi për të përballuar pagimin e tarifës.

Ato para do u duhen familjeve të tyre për të përballuar koston e vazhdimit të izolimit përfshirë dhe faturat e rritura si drita, ujë, të cilat shteti nuk i subvencionon.

Të rinjtë duhen mbështetur sot, nesër do të jetë shumë vonë!
Subvenciono pagesat e studentëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...