Teatri Kombëtar në listën e 7 siteve të rrezikuara/ Soreca: Mbështesim këtë iniciativë.

Hënë, 13 Prill 2020 12:09

Komisioni Europian edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, i kryesuar nga Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen pwr iniciativwn e propozuar nga Europa Nostra, që godina e Teatrit Kombëtar të Tiranës të vendoset në listën e 7 veprave më të rrezikuara.
Këtë qëndrim zyra e BE në Tiranë e ka bërë të ditur për Exit News, ku ka inkurajuar institucionet shqiptare që të promovojnë bashkëpunimin me palët e investuara në fushën e trashëgimisë.

“Komisioni Evropian mbështet iniciativën e Europa Nostras të quajtur “7 sitet më të rrezikuara “, në partneritet me Institutin Evropian të Bankës së Investimeve, si dhe objektivin kryesor të tij, që është ruajtja e trashëgimisë kulturore të Evropës.

Komisioni Evropian së bashku me Delegacionin e BE-së në Shqipëri inkurajojnë të gjitha institucionet kombëtare përkatëse të promovojnë bashkëpunimin me palët e investuara në fushën e trashëgimisë”, thekson delegacioni i BE në Shqipëri.

Zyra e BE thekson se kompetenca për të marrë vendime në lidhje me Teatrin Kombëtar “në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve të bëra nga ekspertët”, në fund të fundit i përkasin “institucioneve kompetente shqiptare”.

Deklarata e KE-së dhe BE-së vjen pasi Mariya Gabriel, eurokomisionerja për Kulturën, postoi në Twitter një status ku shprehte mbështetjen e saj për iniciativën Europa Nostra dhe sitet e përzgjedhura.

Gabriel shkroi: “Trashëgimia e jonë kulturore na ndihmon të kuptojmë historinë dhe vendin tonë botë. Në kohë të vështira si këto, më shumë se kurdoherë është ruajtja e saj.

Mbështes plotësisht nismën e [ruajtjes së] 7 siteve më të rrezikuara të shpallura nga Europa Nostra”

Europa Nostra është organizata më e madhe evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe BE-në.

Qëndrimi i BE
Qëndirimi i Delegacionit të BE në është vlerësuar nga ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, i cili thekson se “Delegacion i Bashkimit Europian në Shqipëri po mbështetet një kauzë e drejtë”.

“Jam i gëzuar të shoh @EUinAlbania që mbështesin një kauzë të drejtë në Shqipëri! Faleminderit përsëri për @GabrielMariya dhe @europanostra @SneskaEN!”’, thekson Pollo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...