COVID 19/ Ardi Veliu porosit policët në terren: Mos toleroni asnjë shofer që lëviz pa autorizim

Tuesday, 14 Prill 2020 15:19

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka dhe Drejtorin e DVP Tiranë Rebani Jaupi, ka parë nga afër zbatimin e masave kufizuese, në lidhje me qarkullimin e mjeteve të lejuara, si dhe të këmbësorëve me autorizime nga e-Albania.

Drejtor Veliu ka porositur shërbimet që të mos tolerojnë asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim.

Gjatë një prononcimi për mediat, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka theksuar se do lejohen të qarkullojnë pa limit, vetëm makinat e transportit të mallrave, ndërsa makinat e vogla të bizneseve do të lejohen të qarkullojnë vetëm në fashat orare të lejuara, me qëllim vajtjen në punë dhe kthimin në banesë.

Ndërsa, për emergjencat mjekësore, nuk ka nevojë për autorizim, por duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të dhënë të dhënat dhe targën e mjetit me të cilin do të kryejnë lëvizjen.

Veliu ka apeluar për të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat kufizuese, duke lëvizur vetëm një pjesëtar i familjes, me lejen e marrë nga e-Albania, për të bërë pazar dhe për arsye tjetër.

Së fundmi, Policia e Shtetit, në funksion të zbatimit të monitorimit të masave kufizuese, ka nisur kontrollin e territorit me anë të dronëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...