Nga Ervin Salianji -
Paketa e propozuar nga Rama për ndihmën ekonomike të punonjësve në sektorin privat është skemë e propozuar, implementuar dhe imponuar nga oligarkët dhe bizneset afër qeverisë.
Është një skemë perverse ku i merr paratë bizneseve të ndershme dhe ndihmon oligarkët. Ku barrën shteti e merr për bizneset jo të pamundura por për bizneset që kanë hedhur në rrugë punonjësit sipas një skeme tashmë te qartë perfitimi!
Gjatë këtij muaji kam pasur pafund denoncime nga punonjës të sektorit privat në inbox, ku kërkonin mendim nëse duhej të firmosnin një kontratë mes tyre dhe punëdhënësve për pezullimin e marrëdhënieve të punës, pezullimi nuk është i përcaktuar në Kodin e Punës dhe kompanitë nuk mund ti largojnë në mënyrë të njëanshme punonjësit.
Kontrata që kanë firmosur mijëra punonjës është nje kontratë Tip që është shpërndarë nga drejtoria e punës për bizneset e mëdha militante të Rilindjes, pa diskutim dhe nga bizneset oligarke që e kanë propozuar si skemë. Kjo kontatë është e depozituar sot në institucionet shtetërore!
Skema skandaloze është e qartë; Rama del dhe kërcenon në publik me dhjetëra herë bizneset që heqin punëtorët e tyre nga listpagesat nderkohë që per oligarkët dhe bizneset afër Rilindjes propozon dhe ju dërgon këtë kontratë tip!
Pasi oligarket firmosin për pezullimin e punetorëve të tyre nga puna; Rama propozon ndihmë për këta punonjës duke paguar me paratë e buxhetit të shtetit vetëm punonjesit e larguar nga oligarket!
“Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 66 mijë punonjës të larguar, pezulluar nga biznesi i madh”- tha Rama.... pezullimi është nje term i shpikur, ku e gjeti Rama?!
Bizneset e ndershme që i kanë mbajtur në punë do detyrohen ti paguajnë nga xhepi i tyre ose nuk do i paguajnë më sepse kjo skemë nxit mospagesen apo largimin nga puna si të vetmen mënyrë për të përfituar nga qeveria!
Ndërkohë nga 974.386 të punësuar në sektorin privat në Shqiperi ndihma do shkojë vetëm tek punonjësit që janë larguar sipas një skeme të përgatitur nga oligarkët, punonjësit e bizneseve të tjera ose do dalin në rrugë ose do paguhen me kredi nga kompanitë sipas skemës së propozuar nga Rama!
Në një pjesë të kompanive oligarkike punonjësit janë në punë ndërkohë por kontraten e propozuar e kanë firmosur që të përfitojnë nga paketa që i kanë imponuar qeverisë!
Rama nuk po punon për shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve por për pushtetin personal dhe pasurimin e okigarkëve!
Me këtë skemë bizneset e mëdha që funksionojnë ligjërisht dhe me konkurrencë të ndershme rriskojnë të falimentojnë jo vetëm nga mungesa e tregut dhe situata por dhe nga konkurrenca e pandershme.
Kjo skemë qartazi tenton të shpëtojë sipas një skeme të përcaktuar më parë oligarkët duke falimentuar bizneset e tjera duke i hapur rrugë zgjerimit të mëtejshëm të aktivitetit të peshkaqenëve afër qeverisë!
Kjo është skemë kriminale që duhet hetuar imtësisht, skema favorizon të fortët, të paligjshmit. Paratë e më të dobtit që ka frikë ligjin dhe që respekton ligjin merren dhe dërgohen tek i forti që heq nga puna në mënyrë te paligjshme punonjësit e tij.
Dokumentat janë tip dhe janë lehtesisht te gjendshme në drejtorinë e punës apo tatimeve. Emailet e kompanive dërguar punonjësve janë lehtësisht të aksesueshme, kompanitë që do përfitojnë janë lehtësisht të gjendshme.
Bie erë e rëndë korrupsioni dhe pashpirtësie në një situatë ku shumë familje vështirësisht ushqehen një herë në ditë!
në foto
1. kontrata tip
2-Nr i të punësuarve në Republiken e Shqipërisë
3- Email tip që qarkullon në punëtorët e bizneseve
4-Përkufizimi i kontratës së punës në Kodin e punës
© SYRI.net