Nga Sali Berisha.
Një skandal që vrau njerëz! Faktohet: Edvin Kristaq Xhelati fshehu rastet me COVID-19 dhe vdekjet prej tij të muajit shkurt.
Ky akt makabër u bë vetëm e vetëm që të mblidhte kongresin bombë vërtet viral që hyri në histori si kongresi i Koronavirusit, i Lindës dhe Gjushit.
Anëtarja e Komitetit të Mashtrimit dhe Manipulimit të Epidemisë së COVID-19 me kryetar Edvin Xhahil Surrelin dhe nenkryetare mbikunatën, ish-kunatën dhe militanten, pikërisht militantja u tha shqiptarëve se në muajin shkurt në Shqipëri ka patur raste me COVID-19.
Shtoj këtu se të gjithë ata u lanë në mëshirën e virusit dhe prej tyre vdiqën pa kujdesin e merituar mjekësor.
Ndërkohë që Edvin Xhahil Surreli më datë 9 mars, pikërisht nëpërmjet militantes njoftoi (mashtroi) shqiptarët se zbuluan rastin zero të epidemisë COVID-19 në Shqipëri.
Ditët e fundit të shkurtit, qytetari dixhital ka informuar publikun për raste me COVID-19 në Korçë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në Shkodër e Kavajë. Madje janë njoftuar edhe raste vdekje nga COVID-19 në Korçë, Tiranë dhe Shkodër.
Por të gjitha këto përgënjeshtroheshin në mënyrë kriminale nga Komiteti i krykumbarës dhe ndrikullave dhe shqiptarëve u thuhej se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me COVID-19 vetëm e vetëm që të mos shtyhej kongresi i Partisë Socialiste.
Për këtë qëllim Edvin Xhahil Surreli shpalli eureka, rastin zero për koinçidencë edhe këtë e bëri me ndrikull militanten personalisht më datën 9 mars.
Unë rastin e shpallur si zero, e quajta zero me bisht dhe e hodha poshtë si mashtrim të paskrupullt rastin zero të tyre. Në të vërtetë pati dhe të huaj që u shprehen se COVID-19 ka ardhur më parë në Shqipëri se sa ditën që Komiteti i Mashtrimit u tha shqiptarëve.
Deklarata dëshmon para së gjithash papërgjegjshmërine totale të Komitetit të Edvin Surrelit dhe nënkryetarëve të tij mbikunatës, ish-kunatës dhe militantes, të cilat ua shet shqiptarëve si ekspertë por që në fakt ai i keqpërdor thjesht për të mashtruar shqiptarët 24 orë mbi 24 orë për rastet, testet, vdekjet e shqiptarëve nga pandemia COVID-19 që është dhe pandemia më e rrezikshme e 100 viteve të fundit.
Këtu më poshtë keni intervistën e freskët të nënkryetares së Komitetit famëzi të Mashtrimit dhe Manipulimit të Pandemisë së COVID-19 në Shqipëri