Madhëria Juaj Margrethe II, Mbretëreshë e Danimarkës,
Me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes së Madhërisë Tuaj, në emrin tim dhe të gjithë popullit shqiptar, shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira ndaj Madhërisë Tuaj dhe ndaj popullit të Danimarkës.
Në një Jubile të tillë kaq të rëndësishëm, danezët dhe miliona njerëz në mbarë botën, gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, lidershipin Tuaj të dalluar dhe angazhimin Tuaj publik ndër vite.
Shfrytëzoj këtë rast të shpreh mirënjohjen time për marrëdhënien e gjatë të qëndrueshme dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, që falë vullnetit dhe përkushtimit tonë të përbashkët do vazhdojë të forcohet edhe më shumë edhe në të ardhmen.
Duke shprehur edhe një herë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin Tuaj dhe mirëqenien dhe begatinë e Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutem të pranoni, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë. 🇦🇱🤝🇩🇰
Your Majesty,
On the occasion of Your Majesty’s 80th Birthday, allow me, on my behalf and that of the Albanian people, to formulate my sincerest congratulations, as well as my best wishes for Your Majesty and for the people of Denmark.
On such an important Jubilee, Danes and many millions around the world rejoice, admire and pay tribute to Your remarkable life, Your outstanding leadership and public engagement over the years.
I seize this opportunity to express my appreciation to the long-standing and friendly relationship between the Republic of Albania and the Kingdom of Denmark, which thanks to our common will and resolve will continue to grow and further strengthen in the future.
Reiterating my best wishes for Your good health and well-being and the prosperity of the Kingdom of Denmark, please accept, Your Majesty, the assurances of my highest consideration. 🇦🇱🤝🇩🇰