Falen të gjitha gjobat dhe kthehen patentat e bllokuara/ Rama: Nga java e ardhshme...

Premte, 17 Prill 2020 16:42

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe automjetet që kanë thyer masat e COVID-19.

Sipas tij ndëshkimet e rrepta dhe të pakthyeshme do të fillojnë nga java tjetër me hyrjen në fuqi të dënimeve të reja pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme në Kuvend.

Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekë teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajë gjobë.

”Shëndeti mbi të gjitha. Falë jush është krenaria legjitime për bilancin e derikëtushëm për këtë betejë kombëtare.
Së dyti jua them sot se sa keq do të ishim po mos kishim bërë gjithçka kemi bërë këtu. Teksa fillojmë hapemi se secili, çdonjëri prej jush bilanci i sotëm mund të përmbyset nëse harrojmë që armiku i padikshëm është kudo, mes nesh, në çdo moment të përfitojë nga gabimi më i vogël.

Vendosëm një kornizë të re masash ndëshkuese, penale dje në Kuvend.
KA disa tipa që jeta më ka mësuar që nuk ndryhsojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë, se nuk i lë mllefi, injoranca, ligësia apo mendësi se mund të japin mend.
Këta tipa qofshin ngelësa tipikë me analista në skype apo me rpofil fallco. U hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë, nga çfarë nga mbushja e vakumit në Kodin penal që ishte pa asnjë rresht për një situatë epidemia.
Nuk kam asnjë problem me ta, e kanë me veten.Jo unë po as zoti nuk ua zgjidh dot. Dua t”ju siguroj të më beson se Kodi Penal ka vetëm një qëllim mbrojtjen e jetës dhe familjes tuaj nga abuziemt që mund të kërcënojnë secilin prej jush.
Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkiemt nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri as dëshirë e shpirtit tim diktatorial. Për ta forcuar dëshirën kolektive dhe një pakicë nuk mund të lejojë të gërryejë rezistencën dhe të hedhë në lumë gjithë këtë rezistencë duke hedhur në lumë.
Jan ekzekutuar 7 mijë e 107 gjoba për këmbësorët dhe për automjetet të cilat kemi vendosur që t’i falim të gjitha por që nga java tjetër me ndryshimet në Kodin Penal ndëshkimet janë të pakthyeshme.  Nga java tjetër startojmë të gjithë të barabartë”- tha Rama.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...