Rama miraton sërish propozimet e Bashës/ Shkurton shpenzimet e luksit dhe ia kalon rezervave

Premte, 17 Prill 2020 17:20

A2 siguron Aktin Normativ të rishikimit të buxhetit nga ana e qeverisë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.

Në këtë dokument pasqyrohen ndërhyrjet që qeveria i ka bërë draftit më të rëndësishëm të financave publike, për të krijuar fondet e nevojshme për të përballuar emergjenca të mundshme nga COVID 19.

 

Në aktin normativ janë shkurtuar me 5.5 miliardë lekë shpenzimet e qeverisë qendrore dhe është rritur deri në 16.2 miliardë lekë Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave. “Fondi rezervë i buxhetit prej 16.2 miliardë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave si më poshtë:

 

1.7 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. 13.5 miliardë lekë si kontigjencë per paketën sociale anti-Covid-19. 1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave anti-covid 19”, theksohet në Aktin Normativ.

 

Gjithashtu, rialokimet kanë mundësuar krijimin e një kontigjence për risqet e borxhit në vlerën e 4 miliardë lekëve. “Kontigjenca për risqet e borxhit prej 4 miliardë lekësh lekësh përdoret nga Ministri përgjegjës për Financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa”, theksohet në draftin e Aktin Normativ të Ministrisë së Financave.

Dokumenti pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave dhe të hyjë menjëherë në fuqi.

Kjo është hera e dytë që qeveria rishikon buxhetin e këtij viti, në përpjekje për të përballuar krizën që po shkakton koronavirusi.

Ndërhyrja e parë ndodhi në mars dhe shërbeu për të mbuluar një pjesë të kostove të paketës së parë financiare.

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...