Deri të hënën shtetrrethim/ Si do të veprohet javën e ardhshme për makinat dhe punonjësit. Pensionistët...

Premte, 17 Prill 2020 17:58

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në llogarinë e tij të Facebook-ut u shpreh se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë hapja graduale.

Ai bëri me dije se do të lejohet nisja e funksionimit të disa bizneseve. Po ashtu nesër deri në orën 11 të paradites të gjithë pensionistët do të lejohen të dalin nga shtëpia, por jo për luajtur domino e për të shëtitur parqeve. Dalja do të bëhet vetëm për ajrosje.

Përsa i përket personave që janë në punët e lejuara, Rama njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme në e-albania do të merret një autorizim javor dhe automjeti do mund të lëvizë për vajtje-ardhje në punë, me vetëm një person në sendiljen e pasme, që mund të jetë një koleg.

 

- Nga sot në 17:30 deri hënën në 05:00 të gjithë brenda (me përjashtim të pensionistëve)
- Pensionistët do të lejohen të dalin vetëm nesër deri në orën 11:00
- Nga java e ardhshme mos aplikoni më për leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania
- Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
- Nesër publikohet lista e bizneseve që do të lejohen javën tjetër lirisht, por me protokollin e sigurisë
- Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
- Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)

 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...