Virusi me orar dhe gjini/ Rama po kënaq delirin, mos ia lejoni këtë fyerje

Saturday, 18 Prill 2020 16:00

Shqetësimi për virusin e ri po shoqërohet thuajse në mënyrë të pandashme edhe me shqetësimin se çfarë do të ndodhë me ekonominë dhe shoqërinë gjatë kësaj kohe të pandemisë, por dhe kur ajo të largohet.

Për shumë mendje të zgjuara të këtij globi, problemi është se situata të tilla nxjerrin në pah epshin diktatorial të njerëzve, duke nisur që nga ata më të zakonshmit e deri te drejtuesit e lartë të shtetit.

Kjo lojë luftash rrezikon shumë demokracinë dhe shtetin e të drejtës për shkak se njerëzit janë më të prirur të lejojnë abuzimet nga liderët e tyre për shkak të situatës.

Një prej atyre që po e kënaq më shumë epshin e tij delirant dhe autokratik në këtë kohë është kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama.

Koha do i kujtojë me turp skenat që ofroi në mes të Tiranës, kur zbarkuan blindat e ushtrisë dhe komandot ekspozonin mitralozat dhe automatikët përpara qytetarëve.

Por edhe pse ushtria është larguar, shfaqjet e turpshme vazhdojnë me shpikjet e fashave orare. Që kur vendosi fillimisht për mbylljen e fundjavës, shkaktoi panikun e parë që solli grumbullimet e para nëpër tregje e markete.

Kjo situatë e pakuptimtë vazhdon çdo ditë e sidomos në fundjavë, a thua se virusi e bën punën e tij me ditë të caktuara.

Kësaj fyerje po i shton edhe një shpikje të re: njëherë do dalin të moshuarit, pastaj gratë, pastaj të gjatët, pastaj brunët, pastaj të shkurtrit etj.

Ky është një ofendim për inteligjencën e njerëzve, kur dihet se mënyrat për të shmangur marrjen e virusit janë të thjeshta dhe nuk ngjajnë askund me këto shpikje të çmendura.

Qytetarët duhet të mbajnë distancë dy metra me njëri-tjetrin dhe të ruajnë higjienën personale, duke larë rregullisht duart për 20 sekonda dhe duke mos prekur fytyrën.

Prej nevojës për distancim social janë mbyllur lokalet dhe restorantet, janë ndaluar tubimet dhe aktivitetet sportive, kanë pezulluar punën shumë biznese, etj. Njerëzit këshillohen të dalin sa më pak dhe të mos kenë kontakte.

Çdo gjë tjetër nga këto që shpik Edi Rama, që nga mitralozat dhe blindat e deri te shëtitjet e fëmijëve 10 vjeç dhe jo atyre 11 vjeç, janë çmenduri që kënaqin një epsh delirant, por fyejnë të tjerët.

Ndaj mos e pranoni këtë fyerje, edhe pse jemi në kohë të vështirë. Sepse kohërat e vështira e formojnë më shumë karakterin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...