‘Mundësi për shqiptarët të njihen me lajmet e vërteta’/ Nishani urim për SYRI TV

Hënë, 20 Prill 2020 13:26

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani ka uruar televizionin më të ri në vend, SYRI TV.

‘Pushteti i medias ka nevojë për profesionistë, dinjitet dhe të gjithë zërat e pikëpamjet’, shkruan presidenti Bujar Nishani në faqen e tij në Facebook.

 

Mesazhi i presidentit Bujar Nishani:

 

Urime Televizionit më të ri SYRI TV !

Një mundësi tashmë për shqiptarët të njihen me lajmet e vërteta dhe Shqipërinë reale.

Udhë të mbarë dhe qofshi sa më shumë profesionistë.

Pushteti i medias ka nevojë për profesionistë, dinjitet dhe të gjithë zërat e pikëpamjet.

Login to post comments