Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk kemi përfituar pagën e luftës

Hënë, 20 Prill 2020 12:03

FIER
Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sot në Fier për të protestuar pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.
Ata kanë sfiduar edhe masën e kufizimit të lëvizjes por pretendojnë se janë lënë jashtë dy paketave të ndihmës ekonomike të qeverisë.
Disa prej tyre sot gjenden në një rrugë të Fierit duke protestuar teksa edhe në mars ata u futën në grevë për shkak se nuk kishin marrë pagat ndërkohë që uzina kishte ndërruar aksioner.

Modifikuar më Hënë, 20 Prill 2020 12:17
Login to post comments