Propozimi/ Doda: Shqipëria të bashkohet me SHBA, ti kërkojë dëmshpërblim Kinës

Hënë, 20 Prill 2020 16:38

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda del me një propozim interesant teksa shprehet se, Shqipëria duhet t’i bashkohet iniciativës së SHBA-së dhe Gjermanisë për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria kineze për pasojat e Koronavirusit.

Sipas Dodës, Kina është përgjegjëse për përhapjen e virusit që gjunjëzoi botën, dhe sipas saj nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet ti bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.

Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre.

Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...