“Do cojmë në parlament draftin për amnistinë fiskale”, Rama: Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit mund të deklarojnë paratë

Hënë, 20 Prill 2020 16:24

Kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se gjatë kësaj kohe do të cohet në parlament drafti për amnistinë fiskale.

Rama shprehet se drafti do të diskutohet me të gjitha grupet e interesit, ndërsa shton se shqiptarët brenda e jashtë vendit mund të deklarojnë paratë.

Amnistia fiskle dhe penale ka qenë një nismë që e kam prezantuar kohë më parë, përpara se të niste kjo luftë. Do të cojmë draftin në parlament e do të diskutojmë edhe me grupet e interesit. Është një lëvizje e mirë për të gjitha kompanitë dhe ata që jetojnë jashtë, për të formalizuar të ardhurat në 30 vjet, të shqiptarëve që jetojnë brenda vendit dhe jashtë.

Amnistia përjashton produktet e aktivitetit kriminal apo korrupsionit. Përjashton politikanët, prokurorët, gjyqtarët e familjarët e tyre dhe padyshim të gjithë ata që janë subjekt i vetë-deklarimit. Drafti do të shtrihet në disa fasha. Secili të vendosë asetet me emrin e vet. Deklarimi i kursimeve nis me tarifën 5 përqind. Kjo është një nismë shqiptare e ne do ta bëjmë”, tha Rama.

Më tej, Rama deklaroi se kjo është një nismë që është diskutuar edhe më parë dhe se është lëvizje e duhur politike e ekonomike.

“Amnista fiskale është një nismë që e kemi nisur më parë. Amnistia është një lëvizje e domosdoshme politike dhe ekonomike, në kushtet e një ekonomie që nuk e ka formualizuar dot paranë”, u shpreh Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...