Situata e pazakontë/ Rama: Ja si do të zhvillohet turizmi këtë vit

Hënë, 20 Prill 2020 17:55

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë do të bëhet me turizmin në vend, por sipas tij mund të ketë turizëm të brendshëm, pasi kufijtë mund të mos hapen.

Sipas tij, "gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm".

Pyetje: Përsa i takon turizmit, ka qeveria një plan për këtë sektor?

Rama: Kjo është pyetja më e vështirë, dhe më besoni që është pyetja që unë ja bëj vetes çdo mëngjes. Komunikoj edhe me ministrat e kryeministrat e vendeve të tjera. Me të parë e me të bërë thonë të gjithë. Është një situatë që nuk dihet se si do vijë mbrapa. Ministri i Turizmit po punon me grupin e tij, për të kuptuar se çfarë do ndodhi. Gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm. Për Shqipërinë është mirë, se shumë të pasur që mezi presin t’ua hipin jahteve që kanë, që mezi presin të shkojnë në vendet më të shtrenja, do zbulojnë Shqipërinë, bukuritë e vendit, do shpenzojnë një pjesë të parave në vend, do ndihmojë industrinë e turizmit dhe shoqërinë.

Siç raportuam më herët, Këshilli i Ministrave do ti propozojë Kuvendit shtyrjen e pandemisë deri më 23 qershor 2020. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...