Gjekmarkaj: Paketat ekonomike konfuze, nuk i japin shpresë vendit

Tuesday, 21 Prill 2020 17:47

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se kryeministri Edi Rama po sillet në kohën e pandemisë si në fushatë elektorale dhe thekson se opozita duhet t’i përgjigjet me politikë. Duke komentuar marrëdhëniet mes drejtuesve të vendit dhe politikës si dhe situatën e krijuar për shkak të koronavirusit, Gjekmarkaj tha në rubrikën “Opinion” në News24 se sheh një kalkulim politik, ndërsa sa i përket kryedemokratit Lulzim Basha shtoi se ai është sjellë si kryeministër.

Lidhur me lehtësimin e masave, ai deklaroi se hapja duhet me kujdes. “Duhen parë se cilat do jenë rezultatet për hapjen. Nuk kishim mundësi tjetër, përpos mbylljes. Masat nuk i ka shpikur qeveria, por vetëm i ka aplikuar. Kryeministri është një mjeshtër i komunikimit, ai llogarit çdo fjalë që e thotë. Në një situatë pandemie, të gjithë duhet të ulim armët e të bashkëpunojmë por ne kemi një farë eksperience se si përdoren ngjarje të caktuara për marrëveshje. Mendoj se ka më tepër një kalkulim politik. Kam mbështetur përpjekjet e presidentit për sa kohë kanë qenë në sintoni me interesin publik.
Mendoj që opozita nuk duhet të kompleksohet dhe nuk duhet të shohë shumë këtë fuqi të hipotetizuar në numra por duhet të punojë që të shndërrohet në një fuqi morale që të tërheqë pas vetes fuqinë për të bërë diçka për të ndryshuar këtë realitet të degraduar. Lideri i PD-së Lulzim Basha që muajt e fundit ka bërë një operacion mjaft interesant imazhi, madje po të shohim të gjithë skakierën është sjellë si kryeministër por shumë racional, ka detyrën që në PD të sjellë mendimin elitar.
Opozita është sjellë mjaft mirë. Opozita po e bën pjesën e vet të propozimeve, por nuk ka kuptuar që Edi Rama po sillet si në fushatë elektorale jo sikur është në menaxhimin e një pandemie. Opozita duhet të sillet politikisht. E ka të pamundur që një sjelljeje politike t’i sillet me sjellje të shqetësimit qytetar, politikës duhet t’i përgjigjet me politikë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Sa i përket testimit masiv ai tha se është moto e OBSH-së dhe se sa më shumë tamponë e testime aq më e lehtë bëhet përballimi i pandemisë.

“Nuk e di cili është eksperti që këshillon km dhe qeverinë kur OBSH e pranoi që kishte gabuar që kishte hedhur teorinë e testimeve të lokalizuara. Tani ka një moto, testime, testime. Ke rastin e fundit në Krujë apo Kurbin, ku ka vatra të reja. Aty kishte një biznes fason, prej kohësh është thënë që duhet të mbylleshin fasoneritë, që të testoheshin njerëzit.
Kjo e testimeve lë për të dëshiruar, numri më duket minimal. Shpresoj dhe uroj që situata të zgjidhet edhe me ndihmën e Zotit por nuk mjaftojnë as lutjet e as shpresat por duhet mjekësi. Sa më shumë tamponë e testime aq më mirë mund ta përballojmë’, u shpreh Gjekmarkaj.

Në lidhje me ekonominë dhe paketat, ai tha se janë konfuze dhe modeste dhe se duken si paketa sociale për sot.
“Kapacitetet e Shqipërisë sigurisht që janë të kufizuara kështu që në këtë kontekst nuk mund të mendojmë se mund të bien kapakë floriri nga qielli. Paketat më duken konfuze, modeste. Më tepër se paketa ndihme për nesër më duken paketa sociale për sot. Shoh paqartësi. Nuk ka një vizion për turizmin përveç se thirrjeve patriotike rrini në Shqipëri. Nuk ka ende një projekt për plot biznese të tjera. Paketa ekonomike është një paketë sociale për momentin, mjaft e ngatërruar por nuk shoh një paketë të mirëfilltë ekonomike që mund t’i japë shpresë vendit”, u shpreh Gjekmarkaj.

Po a do ndryshojë shoqëria shqiptare pas pandemisë?
“Do ndryshojmë në një fazë të parë psikologjikisht. Do dalim në rrugë e do mendojmë se kemi një armik virtual. Do shtojmë distancat e higjienën, do shmangim tubimet. Do hyjmë me kujdes në një dyqan, në një auditor. Do ecim me kokën anash. Frika është humane”, tha Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...