Deputetet e PD nga fasoneria në Krujë: Rezultati i kokëfortësisë së Ramës janë 67 persona të prekur në 3 ditë

Tuesday, 21 Prill 2020 18:45

Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri ishin sot pranë ambjenteve të një fasonerie në Krujë ku denoncuan edhe një herë kokëfortësinë e kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdon të mos i mbyllë këto aktivitete.

"Është jetike që qeveria të mbyllë menjëherë këto biznese që janë vatra të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të infeksionit", u shpreh Vokshi.

 

Ndërsa Pampuri deklaroi: "Është e padrejtë që qeveria të vendosë me mijëra gra dhe vajza nën presionin e përballjes me sëmundjen 10 orë në ditë pa pushim. Mund të them se ky është një veprim armiqësor ndaj grave dhe vajzave, pasi me stresin e Erindës punojnë të gjitha gratë në Krujë dhe në çdo fasoneri".

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI DHE ORJOLA PAMPURI NGA NJË FASONERI NË KRUJË

 

ALBANA VOKSHI

Fasoneritë janë bomba me sahat. Brenda pak ditëve janë 40 të infektuar në Krujë, 27 në Laç. 

Vatrat e infeksionit janë fasoneritë dhe më të prekurat janë vajzat dhe gratë. 

Vajzat dhe gratë që punojnë në fasoneri janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme është se qeveria nuk do që t’ia dijë për to. 

Për Edi Ramën ka rëndësi që të mos i mërziten klientët me të cilët vjedh dhe pasurohet vetë, jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. 

Është jetike që qeveria të mbyllë menjëherë këto biznese që janë vatra të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të infeksionit. 

Kemi 5 javë që ia themi Edi Ramës, por ai vepron me kokëfortësi. Rezultati i kokëfortësisë së Edi Ramës është 67 persona të prekur brenda 3 ditëve vetëm nga fasoneritë e Krujës. 

Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Edi Rama duhet të hapë sytë dhe të vendosë për më të mirën e grave. Gratë dhe vajzat nuk janë mish për top që ai t’i përdorë si statistika kur i duhen politikisht. Ato janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë së Edi Ramës, po infektojnë edhe fëmijët e tyre. 

Gjendja është e rëndë. Nuk duhet të presim që të hyjnë të gjitha gratë në karantinë që të mbyllen fasoneritë. Vendimi duhet marrë sot. Po sot duhet marrë edhe vendimi për mbështetjen financiare të ketij biznesi. Asgjë nuk i kushton qeverisë të shpëtojë nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave duke anulluar 3 koncesionet e inceneratorëve. Me paratë e tyre, e përballon fare mirë pagën për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit. 

ORJOLA PAMPURI

U informuam se gjendja është shumë e rënduar. Ditë më parë unë kam biseduar me disa prej vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. Erinda, njëra prej tyre më tregoi stresin e jashtëzakonshëm dhe presionin e jashtëzakonshëm në të cilin punon. 

Është e padrejtë që qeveria të vendosë me mijëra gra dhe vajza nën presionin e përballjes me sëmundjen 10 orë në ditë pa pushim. Mund të them se ky është një veprim armiqësor ndaj grave dhe vajzave, pasi me stresin e Erindës punojnë të gjitha gratë në Krujë dhe në çdo fasoneri. 

Në fasoneritë shqiptare është e pamundur që të krijohen kushtet e duhura për distancimin social, për shkak të mjediseve të vogla. Jo vetëm në Krujë, por në të gjithë Shqipërinë, situata është e njëjtë. Sado që punëdhënësit përpiqen të krijojnë kushtet, kjo është e pamundur. Vetëm një vendim i qeverisë për mbylljen dhe pagesën e tyre e zgjidh problemin. 

Të dhënat nxjerrin në pah sesa larg realitetit është qeveria e Edi Ramës dhe sa pak kujdeset ajo për shtresat me të pambrojtura. Duhet theksuar se gratë dhe vajzat në fasoneri punojnë me një pagë minimale. Ato nuk e meritojnë që të diskriminohen nga qeveria. 

Pse Edi Eama duhet ta ruajë veten, familjen e tij, gratë e qeverisë së tij, deputetet e tij duke bërë mbledhje online, ndërsa grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri u thotë me arrogancë që duhet të shkoni në punë dhe të përballeni me virusin?

Në zonën e Krujës janë në punë 20 fasoneri. Të gjitha bomba me sahat. Duhen mbyllur sot. Aty punojnë rreth 5 mijë gra e vajza nga zonat përreth, prandaj virusi është përhapur me shpejtësi edhe në Kurbin. 60 të prekur brenda pak ditësh është katastrofë. 

Vendimi për mbylljen e tyre duhet marrë sa nuk është vonë. Le të sakrifikojë Rama një vjedhje më pak, një favor më pak për klientët e tij. Gratë, vajzat dhe familjet e tyre nuk duhen lënë në dorë të fatit.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...