Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp është pyetur për tenderat sekretë nga qeveria të denoncuar nga PD ku ka thënë se transparenca në këtë situatë duhet të jetë kryesorja.
Sipas Metës ka një vëmendje të madhe nga qytetarët për çdo veprim dhe mosveprim dhe duhet përgjegjshmëri prandaj ai shtyn organet e drejtësisë të hetojnë për akuzat konkrete.
‘Lidhur me shqetësimet nga opozita unë duhet të vlerësoj që këto kufizime që imponohen prej pandemisë duhet vetëm për të rritur përgjegjshmërinë në menaxhimin e kësaj krize, dhe për këtë dhe efektivitetin është rritje e transparencës.
Aq më tepër që kemi të bëjmë me vëmendje të shtuar për çdo veprim apo mosveprim, me përgjegjësi apo papërgjegjësi, me transparencë apo jo. Në këtë drejtim mund të apeloj rritjen e transparencën. Të zbatohet ligjshmëria. Mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuza konkrete’, tha Meta.