Tender horror/ Agjencia e Funeraleve e Veliajt parashikon 5-fishin e viktimave nga Covid-19. Abuzim?

E mërkurë, 22 Prill 2020 14:19

Nga Boldnews.al

Deri mesditën e kësaj të Mërkure, Shqipëria numëron 27 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Por, Agjencia e Funeraleve, një ndërmarrje shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, parashikon që numri i personave që do të humbasin jetën do të jetë të paktën edhe 5 herë më i lartë. Dhe kjo, vetëm për kryeqytetin.

Të paktën, kjo dallohet në një tender të shpallur në orët e fundit nga kjo strukturë në varësinë e Veliajt, me objekt “Blerje arkivolë për përballimin e Covid-19”.

Agjencia e Funeraleve ka porositur 135 arkivolë për përballimin e korona-virusit.

Shifrat e parashikuara në tender dhe sidomos llojet e arkivolëve, janë edhe më të frikshme, duke dëshmuar, më së paku papërgjegjshmëri të hartuesve të tij.

Tenderi horror
Autoriteti kontraktor, Agjencia e Shërbimeve Funerale, do të zhvillojë procedurën e prokurimit “Blerje arkivola për përballimin e COVID-19”, në datë 24 Prill 2020.

Agjencia e Funeraleve në Bashkinë e Tiranës kërkon të blejë plot 136 arkivolë.

Nga kjo sasi, autoriteti kontraktor kërkon që arkivolët të jenë të përmasave të ndryshme. Konkretisht, kërkohet të blihen 56 arkivolë të vegjël, për fëmijë deri në 1 vjeç; 75 copë arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standarit.

Agjencia e Shërbimeve Funerale nuk ka vendosur fond limit për këtë tender. Megjithatë, mungesa e shifrës financiare është problemi më i vogël në këtë “tender horror”.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/04/1-14-445x420.jpg 445w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Në bazë të dokumentave zyrtare, mund të aludohet për dy elementë;
– ose administrata e Erion Veliajt parashikon rritje të shumëfishtë të viktimave nga COVID-19 në Tiranë;
– ose, vartësit e Veliajt në Agjencinë e Shërbimeve Funerale po shohin mundësinë për të “kapur çfarë të kapin” në këtë situatë pandemie.

Ndër dy variantet, “Boldnews.al” anon më shumë nga varianti që Agjencia e Shërbimeve Funerale ka zgjedhur të bëj ndonjë ‘qokë” ndaj kompanive private të shërbimit funeral.

Pasi, shifrat e arkivolëve që ajo ka porositur, nuk lidhen aspak me situatën aktuale të pasojave të Covid-19 jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në të dhënat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë deri në 22 Prill 2020, rezulton se, “në total, janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 27 qytetarë”.

Në listën e personave që kanë humbur jetën, fatmirësisht, nuk rezulton asnjë fëmijë. Por, kjo nuk e ka ndaluar Agjencinë e Shërbimeve Funerale që të porosisë plot 56 arkivolë për të mitur deri në 1 vjeç, me argumentin “për të përballur Covid-19”.

Po ashtu, në bazë të të dhënave zyrtare, Tirana, territor në të cilën vepron Agjencia e Shërbimeve Funerale që ka shpallur tenderin, numëron, në total që nga dita e parë, 256 persona të prekur, nga të cilët 15 kanë humbur jetën, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shëruar.

Login to post comments