Vokshi: Rama ble maska të skaduara 2-fish më shtrenjt, SPAK nuk mund të bëjë pushim

E mërkurë, 22 Prill 2020 13:44

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë maska të skaduara nga 2014 dhe me 2-fish të çmimit tek e njëjta kompani farmaceutike.

Sipas Vokshit sot në krizën e COVID-19 janë 1 milionë shqiptarë të papunë kurse Rama vjedh me tendera sekretë duke blerë maska dhe kite me çmimet disa herë më të larta se vlera në treg.

Ajo i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK mos bëjnë pushime por të veprojnë pa vonesa.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Partia Demokratike ka denoncuar ditët e fundit me fakte dhe prova, tenderat sekretë të qeverisë, nëpërmjet të cilave kemi zbuluar abuzime skandaloze me paratë e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

Kur gati një milion njerëz janë pa punë ose në pasiguri për punën dhe shëndetin e tyre, qeveria e Edi Ramës mendon të vjedhë me tendera sekretë dhe të mos japë llogari. Qytetarët shqiptarë nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

Deri tani nuk ka asnjë shpjegim pse bleu mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse mjekësore me çmim 2-3 fish më të lartë sesa çmimi i tregut.

Nuk ka asnjë shpjegim pse qeveria blen me tender sekret një maskë 8 mijë lekë me shumicë tek kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED”, ndërsa qytetari e ble me 4 mijë lekë me pakicë në çdo farmaci.

Qeveria që bën propagandë me çdo gjë dhe në çdo kohë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse ka blerë me 4 fishin e çmimit të tregut me tender sekret, në bashkëpunim me kompaninë O.E.S. Distrimed kitet për testim.

Duke i shpallur keto kontrata sekrete, qeveria i ndalon qytetarët informohen sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Megjithatë, si çdo gjë tjetër, edhe vjedhjet nuk mund të fshihen përgjithmonë!

Emisioni investigativ “Boom”, ka zbuluar edhe një anë tjetër skandaloze të këtyre kontratave sekrete. Maskat me të cilat qeveria ka pajisur mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv, në frontin e parë të luftës, janë të skaduara që në vitin 2014.

Kushdo mund të pyesë ku i gjeti Ministria e Shëmdetësisë kē maska të skaduara. Përgjigja është tronditëse. Ato janë siguruar nga e njējta kompani që fitoi tenderin e maskave me çmim dy herë më të lartë se tregu. A jane maskat e skaduara ato që qeveria i bleu me tender sekret 8 mijë lekë copa? Ne akoma nuk e dimë këtë.

Sidoqë të jetë, Partia Demokratike e konsideron këtë një krim, që vë në rrezik jetën e personelit mjekësor. Ne e dinë se deri tani janë prekur nga virusi rreth 40 mjekë dhe infermierë, shumë prej të cilëve tek Spitali Infektiv. A ka mundësi që infektimi të jetë shkaktuar nga keto maska që emisioni Boom zbuloi se ishin të skaduara? Me shumë mundësi po.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, që kujdesen për të poziar me mjekët dhe infermierët e vënë në rrezik nuk mund të heshtin! Mbi ta rëndon përgjegjësia kriminale e furnizimit me maska të skaduara të personelit mjekësor të Spitalit Infektiv.

Dokumentat e publikuara nga “Boom” nuk lënë vend për asnjë dyshim. Kompania franceze ka deklaruar qartë se maskat që po përdoren në infektiv, kanë kodin e kësaj firme dhe janë të skaduara prej 6 vjetësh.

Është në zgjedhjen e Edi Ramës të flasë apo të heshtë, por është në detyrën e prokurorisë të veprojë sa më shpejt!

Prokuroria dhe SPAK nuk mund të bëjnë pushim, kur marrin informacione se qeveria po vjedh apo se u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara.

Prokuroria e ka për detyrë të zbulojë pa vonesë edhe nëse këto maska të skaduara janë të njëjtat qe qeveria ka blerë me çmim 4 herë më të lartë se tregu.

Në këto kohë krize, Prokuroria duhet të jetë edhe më vigjilente, sepse lekët e vjedhura të shqiptarëve sot kushtojnë jetë!

 

Login to post comments