Berisha: "Narkoqeveria, punë të mjera për mjekët. Nuk ka ujë, sapunë, doreza, maska..."

E mërkurë, 22 Prill 2020 15:44

Gjendje katastrofale ne masat e mbrojtjes se mjekeve! 
Kje eshte arsyeja qe qe Shqiperia ka perqindjen me te larte ne bote te punonjesve te shendetesise te infektuar nga covid19!!

Lexoni denoncimin e mjekut te guximshem! sb

Sot gjithë shqiptarët, e jo vetëm, po dëgjojnë qeveritaret tek përpiqen të fshehin gjendjen katastrofike në të cilën është katandisur sistemi shëndetësor dhe mjekët!
Drejtoresha e QSH8 në Tiranë sjell shembullin më të keq të administrimit të një institucioni dhe të presionit ndaj mjekëve.
Nuk ka ujë, sapun, maska, doreza , alkool e megjithatë drejtuesit kërcënojnë mjekët që të mos flasin!
Për popullin, për votuesit e tyre ska asnjë shqetësim qeveria e rilindjes, as për mjekët, të cilët me përkushtim e duke rrezikuar dhe jetët e tyre ju shërbejnë të gjithëve, nga endacakët e deri tek rilindasit e familjarët e tyre !
Jeta e njerzve ka vlerë të papërfillshme për çetën e rilindjes në pushtet, ndêrsa stafet shëndetësore kanë qenë e mbeten malli më i lirë !
Gjithsesi mirë të na bëhet se si mjekë që jemi kurrë nuk reaguam fort , në mbrojtje të jetës dhe të profesionit tonë të shenjtë!
Të na përdorin si t'jua ketë qejfi pushtetarët e dylberët e tyre, pasi ne nuk jemi të zotët t’ju tregojmë këtyre se kush jemi ! 
Sikur një ditë tê vetme blackout shëndetësor të bënim do ja mësonim të gjithëve se sa i shenjtë por dhe i domozdoshëm është profesioni ynë . 
 Ne po shërbejmë me kushte skandaloze oune , pa mjetet elementare, të cilat i kanë edhe stafet mjekësore në Afrikë ; ujë, sapun, doreza e maska fytyre !
Rreth 840 mjekë e e 1200 invermiere emigruan në Gjermani ne vitin 2018 pikërisht prej kushteve skandaloze të punës e presionit nga zyrtarve te pushtetit !
Zotërinj politikbërës të sistemit shëndetësor, reagoni sa nuk është vonë !
Ne ju shërbejmë të gjithëve pa dallime politike, raciale apo pasurie , kursejini jetët tona, shëndetin tonë, kështu do të kurseni dhe jetët e familjarëve tuaj!
Ju sduhet të jeni kundër nesh, ne mbrojmë jetën !

Ilir Allkja, mjek.

Login to post comments