Lega, thirrje qeverisë Rama për të anulluar paketën ligjore për median

E mërkurë, 22 Prill 2020 15:46

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bëri thirrje qeverisë Rama për të anulluar paketën ligjore për median e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor. Lega i referohet përkeqsimit të lirisë së medias në Shqipëri sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi. "Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për antar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqsojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri" deklaron Lega.
Mbasi Presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.
Po dje Genc Pollo nga PD duke komentuar raportin tha se "Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Prill 2020 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...