Floida Kërpaçi: Qeveria të mbështesë financiarisht studentët dhe familjet e tyre

E Enjte, 23 Prill 2020 13:39

Ish deputetja e Levizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi ka dalë në një konferencë shtypi nga ku ka kërkuar nga qeveria që të marrë parasysh edhe studentët për ti ndihmuar në këtë situatë krize.

Ajo u shpreh se “qeveria ka lënë në harresë studentët” për të cilët ka kërkuar mbështetje finaciare pë ata dhe familjet e tyre.

 

Ja deklarata e plotë:

 Pershendetje, 
 

Ndodhemi prej disa javesh të prekur prej pandemise globale te Covid-19, ku krahas rrezikut per shendetin dhe jeten e qytetareve tashme po ndjejme gjithnje e me shume edhe efektet shoqeruese te saj.

Ndersa vleresojme me mirenjohje pergjegjshmerine e treguar nga ana e qytetareve per respektimin e masave te distancimit fizik, qe kane sakrifikuar shume aspekte nga normaliteti i jetes se tyre, verejme se situata serioze e pandemise e ka gjetur vendin tone te paafte dhe te papergatitur nga ana institucionale per tu perballur ne menyre efektive me pasojat ekonomike dhe sociale.

Prej me shume se 1 muaji, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka propozuar qeverisë të subvencionojë të gjitha detyrimet e studentëve për vitin akademik 2019-2020. Ka kaluar me shume se 1 muaj dhe nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit apo qeveria, cfare dëshmon dhe njehere mungesen e pergjegjesise dhe braktisjen e të rinjve.

Ministria e Arsimit ka dështuar në përballimin e situatës dhe i ka lene mesuesit dhe nxenesit pa nje strategji sesi do te vijohet me planin mesimor, duke e kthyer mësimin online ne nje aktivitet pa produktivitet real dhe ne nje stres për cdo mësues e cdo familje Shqiptare.

Mungesa e nje platforme te unifikuar te mesimit online, ka vendosur ne kushte jo te favorshme mesuesit, nxenesit, prinderit e tyre, te cilet nuk kane as aparaturat teknologjike por as mundesite financiare per ta perballuar mesimin online.

Per kete kane ndikuar dy mashtrimet e medha te qeverise, i pari drejtuar nxenesve dhe i dyti studenteve. 

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.5 mln euro nga taksat e qytetareve per te blere 5850 tableta me qellim perfshirjen e teknlogjise ne mesimdhenie, si dhe ka vendosur ne dispozicion fond per digjitalizimin e teksteve shkollore. Sot keto tableta dhe libra digjital duhet tu sherbenin nxenesve qe te mesonin, por asnje nuk jep pergjigje ku kane shkuar keto fonde sepse qartazi nxenesit as nuk po i perdorin dot keto tablete dhe libra digjital nuk ka.

Dhe i dyti, ne paktin e dështuar per Universitetin, ku qeveria u angazhua për ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libra universitar online falas për studentët në gjuhën shqipe brenda qershorit te 2019! Ashtu si cdo gjë tjetër dhe ky është një mashtrim.

Komunikimet e shumta qe kemi ne te gjithe vendin si dhe diskutimet me eksperte te arsimit, bejne thirrje alarmante per nje zgjidhje sa me pare per sa i takon procesit te matures shteterore te ketij viti. 

Maturantët janë lënë në harresë nga ministria dhe qeveria. Ne e kemi ngritur gjithmonë problemin e Maturës Shtetërore si një proces eksperimental që nuk i përgjigjet përkushtimit dhe sakrificës së të rinjve dhe familjeve të tyre e qe pikërisht në këtë moment nuk mund të dështojë për shkak të paaftësisë së Ministrisë për tu ulur dhe menduar për një plan strategjik për skenarët në vazhdim të situatës.

Cfarë do të ndodhe me maturantët? Po ata që nuk kanë mundësi për të ndjekur mësimin online do të penalizohen ?

Ministria e arsimit duhet te zgjohet nga gjumi dhe te publikoje programin orientues per maturantet !Nuk mund të lihen mijëra famije pa asnjë informacion dhe të merren vendime të rastësishme që do ti kushtojnë shumë të rinjve dhe të ardhmes së tyre.

Perballja me pandemine, nuk duhet te justifikoje cenimin e te drejtave universale te njeriut apo te aspekteve te tjera te jetes normale. Arsimi eshte gjeja me e rendesishme per brezin e ri, i cili nuk mund te lihet ne udhekryq duke zbatuar vendimarrje jo te miremenduara por te udhehequr nga parimi i propagandes se Ministrise se Arsimit. 

Nga saktesimi i planit mesimor, te matura shteterore dhe ndihma financiare per studentet, i bejme thirrje Ministrise se Arsimit, te marrin masa sa me pare per te zgjidhur kaosin e shkaktuar te gjimnazistet, nxenesit e shkollave dhe prinderit e tyre, qe te lehtesohet presioni psikologjik dhe emocional qe po demton brezin e ri.

Faleminderit.

 
 

 

 
 
 
 
 
Login to post comments