Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për ”News24” ka thënë se karantina nuk po jep fryte pasi sot Shqipëria ka 29 raste të reja me COVID-19 sa ç’kishte më 4 prill.
Basha thotë se kjo ndodh pasi qeveria lë hapur bombat me sahat si fasoneritë që përhapën infeksionin masivisht në Kurbin e Krujë.
Po ashtu Basha thotë se nga sot nuk ka më këshillime dhe lutje nga opozita por është dita për të ngritur zërin.
”Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për llustër as për të fshehur dështimet. Të përdorë me procedura ata që janë goditur nga fatkeqësia. Kjo është ideja e emergjencave dhe ligjeve të fatkeqësive natyreore. Dy javë më parë refuzuan. Pasi e shpallën kanë bërë atë që nuk duhej bërë. Të marrin masa jo vetëm masa shtrenguese por edhe mbështetëse.
Keni parë pamjet e grave në fasonerinë e Korçës. Ndjenja e tyre rrënqeth. Kështu situata në Krujë, Kurbin, Berat, Shkodër, Durrës.
Sot zyrtarisht ka 29 të infektuar, saç kishte në 4 prill. Kurba e infeksioneve duket se është aq e çoroditur. Duket se karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet. Qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar vajzat, nënat. I mbajti t’ja japë oligarkëve. Ku janë paratë e qytetarëve? Tani që kanë nevojë për shtetin shteti zhduket. Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën.
E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni. Nëse do vendoste interesat e shqiptarëve të parat do ishte ndryshe, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë.
As ta lusim, as ta këshillojmë, por tani është dita të ngremë zërin. Gjysma e parlamentit është shtojcë e këtij dështimi. ”- tha Basha.