Basha: "Kryetari i opozitës s’ka luksin të komentojë gajasjet dhe batutat e kryeministrit"

E Enjte, 23 Prill 2020 17:46

Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për ”News24” është shprehur kundër ndryshimeve në Kodin Penal dhe pse në to u përfshinë rekomandimet e Presidentit Meta.

Gjithsesi lideri opozitar nuk komentoi rolin e Metës por i bëri thirrje qeverisë të ndalë luftën ndaj qytetarëve dhe të merret me emergjencën shëndetësore nga pandemia por edhe atë ekonomike.

Gjithashtu Basha tha se me Ramën nuk do të merret asnjë sekondë, por është detyra e tij për t’i bërë presion që mos vijojë me avazet e vjetra.

”Nuk jam këtu as për të komentuar rolin e Presidentit, as kujt tjetër. Edhe ajo që bëj në raport me hallet e qytetarëve. Nuk më intereson fare Edi Rama, s’dua asnjë sekondë të merrem. Për fat të keq është kryeministër. E kam për detyrë të ushtroj presionin maksimal që këtij që është administrator i parave dhe mos vijojë me avazin e vjetër.
Këta kanë administruar 7 vjet. Tek tërmeti punonjësit nuk kishin kazma dhe dorashka. Shtet prej kartoni. Gënjyen. Mbyllën shkollën Udha e Shkronjave. I hoqi licencën. Ndërkohë që opozita e kërkonte. 8 ditë më vonë na fliste për arkivole. Këtej flet me këtë gjuhë, nga ana tjetër blihen 4-fish testimet. Qytetarët s’kanë parë asnjë kacidhe, jo do bëhet në mars, jo në mes të prillit, jo në fund të prillit. Kjo bëhet vetëm për mos prekur buxhetin për oligarkët. Fondet nuk janë të tyre por të qytetarëve shqitparë.

Ti’ bëjmë thirrje faktorëve të tjerë, medias, për ta shkundur.

Mendimi im dhe i opozitës së bashkuar nuk ka ndryshuar. Qeveria duhet të ndalë luftën ndaj qytetarëve. Me masat administrative të shpallura u duk qartë që qytetarët mund të menaxhonin situatën. Ndryshimet në Kodin Penal janë papërgjegjshmëri të qeverisë. Sot emergjenca është shumëfishuar në planin social dhe ekonomik.

Kryetari i opozitës nuk e ka luksin të komentojë gajasjet dhe batutat e kryeministrit. Në një kohë normale një kryeministër nuk do kishte kohë të bënte këto. Por kur nuk bën detyrat pastaj do shpikësh lloj lloj gjërash për të krijuar shashka që qytetarët të harrojnë xhepat bosh dhe tryezat bosh. Urgjenca më e madhe është ajo ekonomike. Po ajo pandemike nuk është lehtësuar, por është rënduar në disa zona të Shqipërisë pikërisht prej dështimit. Nuk ka mbyllur fasoneritë, call centers, pasi nuk ka prioritet shëndetin dhe ekonominë por të ruajë.”- tha Basha.

 

Login to post comments