Martin Henze, eksperti gjerman në partinë CSU, parti qeverisëse në Gjermani, hedh disa hije dyshimi lidhur me pastërtinë penale të Kryeminitrit Edi Rama. Akuzat e tij janë shumë të forta.
Në një postim në Twitter, Henze hedh dyshime nesë Rama ka qenë në burg në Mynih në 1991 dhe në Francë, më 1994, ndërsa rendit përgjegjësitë e tij politike për rritjen e korrupsionit, të trafikut të drogës dhe shkeljen e Kushtetutës.
Në vijim postimi i plotë i Henze:
A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994? A është përdorues droge? Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues. A është Rama një kriminel?