Ku ngjasojnë sjelljet e Ramës me ato të Putin

Premte, 24 Prill 2020 12:01

Vladimir Putin shfrytëzoi fillimet e krizës së COVID-19 për të propaganduar madhështinë dhe forcën e Rusisë.
Duke paketuar me kujdes kutitë me mbishkrim “Nga Rusia me dashuri” dhe me një stampë të flamurit rus dhe atij italian, ai udhëhoqi fushatën e lavdishme të propagandës.
Me më pak substancë por me po aq imazh Rama u kujdes të stamponte në gazetat kryesore të Italisë dhe Shqipërisë, propagandën e tij me ndihmën e 30 doktorëve.

Deri në ditën që virusi shpërtheu keqazi në Rusi, Putin vazhdonte të udhëhiqte lavdishëm operacionin e propagandës. Ai njësoj si gjithë liderët autokratë, përfshirë dhe kryeministrin Rama, u kujdes që të tregonte se Rusia nuk do të goditet nga virusi.

E kundërta ndodhi.

Sot vendi gjendet në një paralizë të thellë. Numri i të infektuarve është rritur, ndërkohë që ekonomia po shkon drejt një kolapsi alarmant.

Shkalla e papunësisë është 40% ndërkohë që ndihma ekonomike është 40$. Ndonëse zyrtarët e qeverisë ruse pretendojnë se kanë lëshuar një paketë shpëtimi sa rreth 3% e GDP-së, ndihma reale sipas ekonomistëve dhe analistëve kryesorë në Rusi mbetet 0.3% e GDP-së.

Edhe tezën e shitjes së shtëpive të treta nga pasanikët, Rama duket se e kishte të huazuar nga sjellja e Putin.

I cili këto ditë krize ekonomike ka urdhëruar oligarkët e tij t’i paguajnë nga paratë e tyre qytetarët rus në ato rajone e shtete që kanë nën kontroll.

Login to post comments