“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri atë që duhet të bëjë opozita: të stimulojë qeverinë me propozime”.Shqipëri-Luigi-Soreca-basha
Keshtu ka deklaruar ambasadori i BE-se ne vendin tone, Luigi Soreca, teksa ka vleresuar rolin e kryedemokratit, Basha, ne kete situate emergjence te vendit per shkak te koronavirusit.
Ne nje interviste dhene per Report tv, teksa ka folur per situaten ne vend, menaxhimin qe po behet, dhe solidaritetin dhe ndihmen e BE-se, Soreca eshte ndalur ne rolin e politikes ne kete kohe krize per shkak te pandemise, duke cmuar punen e opozites, qe sikunder thekson vete, ka qene shume konstruktive.
“Edhe opozita ka qenë shumë konstruktive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri atë që duhet të bëjë opozita: të stimulojë qeverinë me propozime, veçanërisht në fushën e paketës së asistencës financiare dhe kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë që të kuptojë pozicionet e ndryshme. Mendoj se ishte një rezultat shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve. Shpresa ime si Ambasador i BE-së është gjithashtu që ky koordinim dhe bashkëpunim pasi kriza të mbarojë, sepse do të mbarojë, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet, do të përdoret edhe për të rinisur vullnetin e procesit të integrimit në BE”- ka thene ai.
– Si është menaxhuar pandemia e koronavirusit dhe çfarë mendoni për qëndrimin e udhëheqësve politikë në luftën kundër koronavirusit?
Ambasadori Soreca: Nuk ka dyshim se vendimi i qeverisë, menjëherë në fillim të marsit, për të imponuar masa të rrepta izolimi ka qenë efektiv. Po të shohim nëpër Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, ato vende ku u zbatuan menjëherë masa izolimi, duke imponuar distancimin shoqëror, kanë pasur rezultatet më të mira. Kështu që, nga ky pikëvështrim, masat e marra nga qeveria që në fillim të krizës po japin rezultat dhe tani kurba po bie, siç mund ta shihni nga rezultatet që publikohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Sigurisht që paketa financiare që ka propozuar qeveria është po ashtu e rëndësishme dhe duhet vënë në zbatim shpejt dhe duhet të mbulojë të gjitha fushat e shoqërisë, sipas mendimit tim, veçanërisht pjesët e cenueshme të shoqërisë dhe sektorin e biznesit. Vendimi i marrë javën e kaluar për ndryshimin e Kodit Penal u konsiderua gjithashtu i nevojshëm.
Unë mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë. Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës. Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera.
Ajo që ka ndodhur në dy takime të Këshillit Kombëtar të Sigurisë është shumë premtuese, ku gjithë institucionet e ndryshme punuan së bashku për një objektiv të vetëm, atë çka duan shqiptarët, siguria publike e qytetarëve.
Por edhe opozita ka qenë shumë konstruktive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri atë që duhet të bëjë opozita: të stimulojë qeverinë me propozime, veçanërisht në fushën e paketës së asistencës financiare dhe kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë që të kuptojë pozicionet e ndryshme. Mendoj se ishte një rezultat shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve. Shpresa ime si Ambasador i BE-së është gjithashtu që ky koordinim dhe bashkëpunim pasi kriza të mbarojë, sepse do të mbarojë, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet, do të përdoret edhe për të rinisur vullnetin e procesit të integrimit në BE. Më 25 mars ne morëm një vendim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, hapjen e negociatave, dhe tani ka punë për të bërë dhe unë mendoj se fryma e koordinimit që u tregua gjatë krizës, shpresoj dhe kam besim se do të përdoret edhe për zbatimin e konkluzioneve të 25 marsit.
-Pandemia e koronavirusit na ka përballur të gjithëve me situata të vështira. Fillimisht doja të dija se si po e përjetoni ju dhe familja juaj, duke qenë se ndodhet në Itali?
Ambasadori Soreca: Mirëdita, po, si çdo person tjetër po e jetoj këtë situatë izolimi duke respektuar plotësisht rregullat. Jam çdo ditë në zyrë, nga mëngjesi deri pasdite vonë, pastaj shkoj në shtëpinë time. Kam kënaqësinë të kem partneren time këtu, kështu që po e kalojmë këtë periudhë. Familja ime, siç e thatë, është në Itali, në Romë. Kam një nënë të moshuar dhe ajo është 84 vjeçe, pra është pjesë e kategorisë së cenueshme dhe potenciale për t’u prekur nga Covid. Ajo është jashtëzakonisht e kujdesshme. Ne jemi në kontakt nëpërmjet Zoom, Skype, FaceTime, si çdo familje tjetër dhe po mundohemi të jemi të zënë me punë dhe të shkëmbejmë normalitetin tonë të ri të jetës nëpërmjet internetit. Por presim me padurim t’i kthehemi normalitetit të vjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit që më pyetët, e vlerësoj vërtet.