Pampuri:Të testohen dhe paguhen gratë e vajzat, Rama ka lënë 750 mijë qytetarë pa ndihmë

Premte, 24 Prill 2020 13:07

Oriola Pampuri, politikania e PD, ka ngritur zërin sot në SYRI TV për afro 750 mijë qytetare shqiptare, që janë mashtruar nga Kryeministri Edi Rama dhe nuk e kanë marrë të ashtuquajturën “pagë të luftës” premtuar prej tij.

Në veçanti, Pampuri ka kërkuar të paguhen gratë dhe vajzat që punojnë në fasoneritë e mbyllura dhe që po mbyllen dita –ditës, pas rënies së infeksionit.
Pampuri ngriti problemin e madh të mbajtjes ende hapur të fasonerive, ku shëndeti i grave dhe vajzave është në rrezik; ku dhjetëra prej tyre kanë rezultuar të infektuara me koronavirus , por testet nuk iu janë bërë familjarëve të tyre, nuk janë gjurmuar, ndryshe nga ç’pretendohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Në prononcimine saj në SYRI TV, Pampuri denoncoi dhe bëri thirrje njëherësh:

“Kam kontaktuar me disa gra dhe vajza që ishin vet pozitive dhe nuk iu ishte bërë testi familjarëve të tyre. Kjo është brenda protokollit mjekësor, si detyrim, nuk është me të kërkuar.

Nuk dua të hedh poshtë punën e asnjë punonjësi shëndetësie që po punon pa kushtet e domosdoshme, nuk ka teste. Unë e kam me ata që nuk ua sigurojnë mjetet e nevojshme për t’u përballur me këtë.
Pse nuk ka transparencë që janë kaq persona të infektuar në një fasoneri, janë kaq të testuar?! Deri më sot kemi vetëm Krujën. Sa për fasoneritë do doja të bëheshin më shumë teste dhe gjurmimi të ishte sa më real. Sikur të ishte më real, nuk do të arrinim në këtë gjendje.

Ne po kërkojmë që fasoneritë të mbyllen që të mos rrezikohen, por këto gra që punojnë në këto fasoneri janë të familjeve të varfra.

Ne kërkojmë që ato të mbyllen për t’u siguruar shëndetin grave e vajzave por sigurisht - duke u siguruar atyre pagën. Secila prej atyre grave e meriton ta marrë atë pagë dhe xhepit të Ramës nuk i rëndon, sepse janë paratë e taksave tona me të cilat Rama po luan në kurriz të të pamundurve.

Kryeministri ka lënë jashtë ndihmë familjare rreth 750 mijë familje; nuk ua ka dhënë atë që ka premtuar dhe sigurisht as biznesit të vogël, që nuk ka arritur ta marrë paketën mbështetëse.

Pra është luajtur në një farë forme…Se më është referuar dhe shumë herë që në bazë të bindjeve janë shpërndarë dhe mbështetjet për biznesin e vogël. Le të mos flasim për biznesin e madh që i thotë të marrë kredi për të paguar punonjësit, një borxh më shumë që do t’i detyrohen ata shtetit kur të kalojë kjo pandemi.”

Login to post comments