Rama: Berberët e parukeritë nuk do të hapen ... por vetë nuk tregon se ku qethet

Premte, 24 Prill 2020 16:15

Edi Rama ka treguar se javën e ardhshme të rinjtë do të lejohen të dalin xhiro në ato qytete ku do ketë më shumë hapje duke zbatuar një sërë rregullash për distancën.

‘Në ato zona që do hapen më shumë javën e ardshme do mund të ketë edhe xhiro, por vetëm me një tjetër në krah, jo në grumbullim’, tha Rama.

Rama tha se nuk do të hapen lokalet, parukeritë dhe dentistët për shkak se paraqesin rrisk të lartë për përhapje të infeksionit.

 

‘Berberët ku do hapen, ti ku qethesh’. Nuk e tregoj ku qethem se do vazhdoni të bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli. 

Dentistët, parukeritë, kafenetë nuk do të hapen. As lokalet e natës nuk do hapen, ata janë përshkruar edhe nga autoritete e huaja si vende me rrisk të lartë’, u shpreh Rama.

 
Login to post comments