Nga Tritan Shehu
Sot Kryeministri deklaron se eksperte zyrtare gjermane e kane keshilluar te mos beje testime te popullesise, se ne Gjermani kjo nuk behet, se aty testojne vetem personat e kontaktit...dhe keta qenkan “eksperte” te vene ne dispozicion nga vete Merkel!!!
O tempora o more!!!
Se pari ekspertet zyrtare, sigurisht edhe ata gjermane per opinione kaq te rendesishme te dhena, lene dokumenta te shkruara me emer e mbiemer poshte.
Se dyti dua te kujtoj Kryeministrin se ne Gjermani aktualisht realizohen reth 500 mije teste me tampone ne jave, se ata kane prodhuar tashme aparatura portative e te shpejta per te realizuar kete kudo. Mjafton te shikosh pamjet nga TV e atij vendi, te degjosh komentet, a te lexosh dicka, do te konstatosh se kjo po realizohet kudo aty, edhe ne makine.
Mbas pak ditesh Gjermania do te kaloje ne 5 milion teste te tilla ne jave se bashku me nje depistim horizontal imunologjik te popullesise kudo, ne qendra pune, ambjente private e publike etj, duke shfrytezuar te gjitha kapacitet, qe nga mjeku i familjes, qe eshte ne linje te pare e deri te laboratoret veterinare.
Besoj se gjithe kjo behet nen drejtimin e Zj.Merkel e eksperteve te saj, qe e kane kthyer Gjermanine ne vendin model ne kete ballafaqim dhe jo pa dijenine e saj, sic mund te deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tone!
Per ilustrim shikoni vete fotot e meposhteme nga Gjermania e gjykoni, nuk me duken montazhe!!!