Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryemadhi: Çdo vendim që merr ky Parlament është i paligjshëm

Premte, 24 Prill 2020 19:25

Në një intervistë për Report TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, referuar debatit të ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, është shprehur se, çdo vendim që merr ky parlament është i paligjshëm.

Sipas asaj, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota.

"Kjo historia e Kodit Penal dy muaj në karantinë, të duash të protestosh. Po s’u pamë ne që dolën të protestojnë njerëzit. Pra mos të gjejmë kot justifikime dhe mos të harxhojmë energji, meqë nuk kemi ku harxhojmë energji se rrimë mbyllur nëpër dhoma, nxjerrim dufin dhe mllefin duke bërë deklarata të tilla. Sigurisht që ka probleme dhe për mua, që në momentin që ai parlament është shpallur i paligjshëm, çdo ligj që është miratuar pas djegies së mandateve të opozitës, është i paligjshëm sepse aty tre çereku i deputetëve janë të paligjshëm. Pra Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota.

Pavarësisht se janë vendime të paligjshme po e morën firmën e Presidentit Ilir Meta ndryshimet në Kodin Penal dhe ndodh pikërisht në muajin Prill, 7 vite pas prillit të 2013 që I ka bërë njerëzit të mendojnë që mund të ketë lidhje një dashuri e re mes Ramës dhe Metës..

Unë, pavarësisht se mund të ketë firmosur Presidenti mendimi im nuk ndryshon, për të thënë që ai Parlament është i paligjshëm dhe çdo ligj dhe çdo vendim që është miratuar aty për mua është inekzisent. Është thjesht një fairytail i radhës i njeriut që po kalon radhën e pushtetit", shprehet Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...