'Masat e qeverisë poshtëruese'/ Nishani për Syri TV: Protesta? E vendos Opozita e Bashkuar

Premte, 24 Prill 2020 19:38

Në një intervistë me Skype për emisionin "Ora 19:00" në Syri TV, ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani i ka quajtur poshtëruese masat e qeverisë ndaj Koronavirusit.

Sipas tij, qeveria do duhej të jepte argumenta për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor dhe ta shoqëronte atë me masa lehtësuese për qytetarët.

 

"Si qytetar i këtij vendi nuk kam asgjë për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme, po qeveria ka detyrim të japë argumente pse e bën këtë gjë dhe ta shoqërojë atë me masa lehtësuese. Në aspektin e argumentit qeveria shqiptare është e pazonja të tregojë arsyet e shtyrjes. Sot qytetarët shqiptarë janë të papunë, bizneset janë pranë falimentimit, pjesët kryesore të ekonomisë, bujqësia, turizmi dhe transporti publik nuk kanë asnjë masë lehtësuese”, tha Nishani.

I pyetur nga gazetarja Juli Krisafi nëse po e luan rolin e saj opozita gjatë pandemisë, ish-presidenti dha këtë përgjigje:

“Çdo qytetar mund të ketë karakteristikën e vet se si e sheh sjelljen e opozitës. Nga pikëpamja insitucionale, opozita ka në në dorën e saj vetëm fjalën. Përmes fjalës denoncon me fakte dhe argumente të gjitha problematika dhe deformacionet që u kushtojnë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, sensibilizon qytetarët dhe së treti propozon. Nëse i analizojmë këto të treja, opozita ka qenë e angazhuar siç duhet", u shpreh Nishani.

Sa i përket mundësisë së protestave ndaj masave të qeverisë, Nishani u shpreh se kjo gjë vendoset nga opozita e bashkuar.

"Janë insitucionet e opozitës së bashkuar që vendosin nëse do të ketë reagime të tjera ndaj padrejtësisve që po i bëhen shqiptarëve dhe masave poshtëruese. Shqipëria është vend unikal, prandaj është situate është kaotike. Numrat ulen e ngrihen çdo ditë", u shpreh ish presidenti Nishani.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...