KONFLIKTI POLITIK/ RAMA I KUNDËRPËRGJIGJET LSI-SË, VALË SHKARKIMESH NË DREJTORINË E SHËNDETIT PUBLIK

Hënë, 02 Prill 2018 14:13

Kryeministri Rama ka vendosur të thyejë “marrveshjen” e heshtur me LSI-në për të mbajtur në punë njerëz të partisë së Kryemadhit.

Në një kohë kur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim po përdor të gjitha mënyrat për të mbështetur protestuesit e Rrugës së Kombit, Rama do marrë masa për shkarkimin e një sërë drejtuesish.

Kjo valë shkarkimesh, e cila pritet të nisë prej ditës së nesërme duket se do të prekë më shumë Drejtorinë e Shëndetit Publik , e cila ka në administrim të gjithë infermierët e zonave rurale, laboratorët e analizave kimiko-biologjike dhe Inspektoriatin Vendor të Shendetisë dhe atë mjedisor.

Shkarkimet do të vijnë si rezultat i shkeljeve disiplinore dhe paralajmërimeve me shkrim ndaj verifikimeve prej disa muajsh që i janë bërë punojnësve.

Duket sikur kjo është një mëryrë e Ramës për t’u hakmarrë ndaj Kryemadhin , pas lëvizjeve të fundit të saj dhe afrimit me PD.

“Burime konfirmojnë se me një anë të një e-maili janë njoftuar të gjithë krerët e Partisë Socialiste në të gjitha rrethet, të ndjekin nga afër gjithë procesin e punësimit dhe aplikimeve të reja që ka nisur nga portali për punësim i qeverisë dhe ne dukje u është vënë prioritet shkarkimeve dhe punësimet pikërisht në DSHP” raporton News Bomb.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...