‘Nuk është çështje e ngutshme’/ Arsyeja pse u shty gjyqi i Tahirit

Tuesday, 28 Prill 2020 14:17

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të shtyjë për më 13 maj seancën gjyqësore të procesit Tahiri, bazuar në aktin normativ ku parashikohen masat kufizuese të aktivitetit të gjykatave, duke mos e konsideruar si çështje ‘e ngutshme’.

Nga Edmond Hoxha-BIRN

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e Apelit vendosi të shtyjë të martën, seancën e dytë të procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, duke mos e konsideruar si çështje të ‘ngutshme’.

‘Seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak të COVID–19, pasi çështja nuk hyn në qarkun e dispozitës së nenit 3, pika 3 të aktit normativ datë 25.03.2020, pra nuk konsiderohet çështje e ngutshme’, i tha BIRN koordinatorja për të Drejtën e Informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Elisa Spahiu, e cila sqaroi se seanca e ardhshme u caktua të zhvillohet më datë 13 maj, ora 10:30.

Të njëjtën gjë pohoi pas seancës për mediet edhe përfaqësuesi ligjor i Tahirit, avokati Maksim Haxhia, i cili shtoi se, shkak tjetër kishte qenë edhe pamundësia e njoftimit të të gjitha palëve.

Edhe seanca e dytë për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u zhvillua pa praninë e publikut dhe të medieve, për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të epidemisë së COVID-19.

Në shtator të vitit të kaluar, Saimir Tahiri u shpall fajtor nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, ndërsa mori pafajësi për veprat penale më të rënda të  trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në përfitim të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3.4 vjet burg, dënim i cili u pezullua nga gjykata me një afat 3-vjeçar. Së bashku me Tahirin u shpall fajtor për ‘shpërdorim detyre’ edhe ish-drejtuesi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Tahiri dhe Çela u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës. Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri. Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...