Alarmi i ish-ministrit: Nisni urgjent dezifektimin, përtej COVID-19 mund të kemi valë virozash të tjera

Tuesday, 28 Prill 2020 14:38

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur alarmin për pushtetin qendror dhe atë lokal për të nisur urgjentisht dezifektimin e e bregdetit nga mushkonjat dhe insektet e tjera, të cilat përbëjnë potencial të madh për përhapjen e infeksioneve. Sipas Panaritit, valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet, mund të shfaqen përtej COVID-19.

“Urgjent dezinfektimi i bregdetit, plazheve nga mushkonjat dhe insektet! Janë bartëse potenciale të infeksioneve.

 

Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare në administrim, nga mushkonjat dhe në përgjithësi nga insektet gjakthithës. Një pjesë e mirë e tyre janë bartës të Sëmundjeve infektive. Sepse valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet mund të shfaqen edhe përtej COVID- 19! Sepse vetëm 4 vitet e fundit Ballkani Perëndimor dhe ne jemi prekur nga dy viroza të transmetuara nga mushkonjat dhe insekte.

Në vitin 2018, Ethet e Nilit Perëndimor prekën Ballkanin. Transmetues ishin mushkonjat.

Në Serbi, Greqi, Itali u prekën me qindra dhe u regjistruan dhjetëra të vdekur madje edhe Kosova raportoi vdekje. Ne zyrtarisht nuk u prekëm e theksoj zyrtarisht. Por dy vite më parë u prekën rëndë lopët (100 mijë) nga virusi i dermatozës nodulare i transmetuar nga një lloj insekti fluturues gjakpirës. Vdiqën (ngordhën) 1200 lopë. Për fat virusi nuk kalonte te njeriu këtë herë.

Në të gjithë vendet e rajonit, dezinsektizimi (dezinfektimi) fillon me trajtimin e këtyre zonave në muajt Mars - Prill kur këto insekte janë ende në stadin e larvave.. Mund të jemi vonë duhet vepruar!”, shkruan në faqen e tij në FB, ish-ministri I Bujqësisë Edmon Panariti.

 
Login to post comments