Shifra rekord të papunësisë në SHBA si pasojë e krizës së pandemisë, 3.8 milionë amerikanë kanë kërkuar ndihmë në një javë

E Enjte, 30 Prill 2020 17:41

Më shumë se 3.8 milionë amerikanë të papunë kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet gjatë shtatë ditëve të fundit për shkak të krizës ekonomike, që vlerësohet të jetë më e rënda që nga viti 1930.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve amerikanë që kanë kërkuar dëmshpërblim financiar që nga shpërthimi i pandemisë – gjashtë javë më parë – ka arritur në 30.3 milionë.

Kjo shifër, sipas agjencisë AP, është më shumë se popullsia e Nju Jorkut dhe Chicikagos me zonën përreth. Ekspertët parashikojnë që shkalla e papunësisë mund të arrijë në 20 për qind në muajin prill.

Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë (prill-qershor).
Ky nivel i rënies nuk ka ndodhur gjatë asnjë tremujori, që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë numrin më të lartë në botë të personave që kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i të infektuarve ka arritur në 1,040,488, ndërkaq, nga koronavirusi kanë humbur jetën 60,999 amerikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...