"Zgjohet" SPAK/ Nisin hetimet për tenderat sekretë gjatë Koronavirusit

E Enjte, 30 Prill 2020 17:43

Tenderët e zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë së COVID do të jenë objekt i një hetimi dhe verifikimi i prokurorisë së posaçme SPAK.

Sipas asaj që raporton Euronews Albania nga SPAK, po bëhen hetime intensive për prokurimet e drejtpërdrejta të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes për shkak të gjendjes së emergjencës.

Për tenderët e këtij dikasteri prokuroria ka regjistruar një procedim për akuzat e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tenderin 1,5 milion eurosh i përdorur për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë.

Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministren Olta Xhaçka dhe zyrtarë tjerë duke argumentuar se fituesi i tenderit ishte paracaktuar. Ndërsa për tenderët e zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë, blerja e maskave për personelin mjekësor si dhe blerjen e kiteve të testimit për pacientet e dyshuar se janë prekur me COVID-19 po bëhet një verifikim.

Sipas opozitës, një kit vjen në Shqipëri për 21 mijë lekë të vjetra , ndërsa në Ministria e Shëndetësisë e ka blerë 85 mijë lekë të vjetra. ndërsa mazhoranca ka mohuar akuzat duke sqaruar se kontratat janë të publikuara. Euronews Albania ka kërkuar nëpër publikimet e VKM-ve në Fletoren Zyrtare, por për tenderët në fjalë nuk është publikuar kontrata apo teksti bashkëlidhur siç thuhet në përmbajtjen e VKM. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...