FOTO/ Rrafshohet kodra e gjelbëruar pranë sarajeve të Surrelit/ Gazetari: Ku shkel Rama mbin betoni, jo bari

Saturday, 02 May 2020 16:43

Është një ndër zonat më të bukura të kryeqytetit, shumë pranë Parkut Kombëtar të Dajtit, por që kur kryeministri Edi Rama ndërtoi sarajet e tij, Surreli është shndërruar në të preferuarin e njerëzve pranë pushtetit.

Një prej zonave më të gjelbëruara të zonës në fjalë ka nisur betonizimin e saj, siç duket për ti hapur rrugën biznesit të rradhës. 

 

Denoncimin e bën kryeredaktori i "RD", Blendi Kasmi, përmes një postimi në Facebook

Sipas gazetarit, ku shkel këmba e Ramës nuk mbin bari, por betoni.

"Kjo kodër e gjelbëruar po rrafshohet vetëm 200 metra larg bunkerit të barbarit të Surrelit. Kudo ku shkel këmba e barbarit nuk mbin bari, rrafshohet natyra dhe kthehet në beto", shkruan Kasmi në postimin e tij.

Ndërsa qytetarët janë në karantinë të detyruar nga qeveria, shkatërruesit e bukurive natyrore të këtij vendi janë në punë me kohë të plotë vetëm 200 metra larg vilës kryeministrore dhe askush nuk reagon, as policia ndërtimore që arreston qytetarët kur rregullojnë çatitë dhe as policia e rendit që gjobit qytetarët edhe kur thyejnë karantinën për të blerë cigare.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...