Kreu i demokratëve të Fierit Luan Baçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas vendimit për uljen e pagave të punonjësve të Albpetrol.
“Plani i Edi Rames, i paralajmeruar nga hajduti Ilir Beqja, po vihet në funksionim në të gjitha kompanitë publike, duke e bërë më të vështirë jetën për mijera familje të tjera shqiptare”, shkruan Baçi në shenimin e tij.
Ja postimi i plotë i kreut të PD Fier Luan Baçi:
PAZARET DHE VJEDHJET SHKURTOJNE PAGAT E 1790 PUNONJESVE NE ALBPETROL
Albpetrol, kompania me e madhe publike e naftes, vendosi sot te shkurtoje pagat e punonjesve. Plani i Edi Rames, i paralajmeruar nga hajduti Ilir Beqja, po vihet ne funksionim ne te gjitha kompanite publike, duke e bere me te veshtire jeten per mijera familje te tjera shqiptare.
Dokumentat tregojne se vendimi absurd ul ne minimum pagat e punonjesve te Albpetrol, megjithese ministrja siguroi per mbarevajtjen e kompanise pak dite me pare.
Nenat me femije, personat qe kane punuar nga terreni dhe ata qe kane punuar nga shtepia do te paguhen me page minimale 260 mije leke, ndersa te tjereve do t’u hiqet 60 perqind e pages.
Po si mund te paguash me -60% punonjesit specialistet dhe inxhinieret kur ata kane qene ne pune çdo dite dhe kane punuar?
Po a mendoni per nenat me femije, qe kane qene ne pune, me ç’te drejte u vidhet djersa e tyre?
Po personat e terrenit qe kane qene ne pune dhe puna e tyre eshte tejet e veshtire, me ç’te drejte, u vidhet mundi dhe djersa e tyre?
Ne vend qe t’u shkurtoje pagesat komcesioneve te klienteve te tij, Edi Rama u heq buken e gojes qindra familjeve qe jetojne me pune te ndershme. Ky eshte nje vendim i padrejte dhe duhet anulluar.