Ulja e pagave në Albpetrol: Berisha: Akt banditesk, vjedhje shtetërore, krim..

Hënë, 04 May 2020 16:44

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër me një shenim në Facebook pas vendimit për tu ulur pagat punonjësve të Albpetrolit.

Kjo është një, 'vjedhje shtetërore! Krim!', shkruan ish-kryeministri në shenimin e tij.

 
 

Ai ka publikuar mesazhin e nje punëtori i cili i shkruan se, “Albpetrolit ju mbahet për muajin Prill 50-60 % e rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë”.

 
 

Ja postimi i plotë:

 
 

Ju ulin rrogën me 60% atyre që kanë punuar çdo ditë gjithë muajin.
Vjedhje shtetërore! Krim!

Denoj me ashpërsi këtë akt banditesk.

Lexoni denoncimin e punëtorit dixhital. Sb

Shiko zoti Berisha, punonjësve të Albpetrolit ju mbahet për muajin Prill 50-60 % e rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë. "Zoti " kryeminister tha qe Beqja flet kot , nuk do ulet asnjë rrogë.
Shiko ç’bën Gazheli sapo u emërua Publikojeni ju luuuteeem, ta marrin vesh ca janë këta monstra qe po na pijnë gjakun.

ImageImage

 
 

© SYRI.net

Login to post comments