Akuzat e PD për tenderin sekret të ushqimeve, SPAK nis marrjen në pyetje, ja kush ishin tre të parët

Tuesday, 05 May 2020 16:46

SPAK ka filluar hetimet për tenderin sekret të ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes që u denoncua nga PD që më pas edhe kallëzoi penalisht ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në fakt PD akuzon Xhaçkën se ky tender është bërë pa garë, dhe i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

Saktësisht sot SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtart e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për këtë tender të dhënë në fund të marsit.

Login to post comments