Manjani: "Vendimi" i KLGJ, trishtim i madh

Tuesday, 05 May 2020 17:02

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!

Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që "Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet" .

Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë llogjike është kjo?!

Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Artimetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.

Se ç'punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t'i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!

Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.

Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.

Çfarë lesh reforme quhet kjo?!

Pa shpresë...!

Login to post comments