Emergjenca e Covid-19, Merkel vendos: Bundesliga do të nisë në gjysjëm e dytë të majit

E mërkurë, 06 May 2020 17:48

Bundesliga do të mund të rinisë këtë sezon në mesin e dytë të këtij muaji. Kancelarja Angela Merkel ka thënë “po” pasi është gjetur akordi mes presidentëve të landeve. “Bundesliga do të rinisë të luajë në mesin e muajit maj”, ka zyrtarizuar Merkel. “Nëse infektimet do të rriten, do të rikthehen kufizimet. Do të ketë një lloj karantine për të gjitha skuadrat, por nuk është e detyrueshme që të zgjasë dy javë”.

Federata gjermane ka nisur një mbledhje në videokoferencë me klubet për të caktuar kohërat e rinisjes. Do të flasin edhe për Kupën e Gjermanisë. Nuk është ende e ditur nëse do të niset me javën e 26-të, kur edhe u ndërpre kampionati.

“Kemi vendosur me arsye dhe kemi parë që masat e sigurisë janë të ashpra”, theksoi presidenti i Bavarisë, Markus Soder, gjatë konferencës për shtyp. “Por lojtarët duhet t’u përmbahen rregullave, kush i paguan do të përballet me pasojat. Rregullat vlejnë për të gjithë, edhe për ata që marrin shumë para. Nuk mund të bëhet autogol siç ndodhi pak ditë më parë me lojtarin e Herthës”, theksoi Soder duke iu referuar videoskandalit të Kalus.

Login to post comments