“Sa shumë fëmijë ëndërronin të bënin gola si ai”, Meta i uron 69-vjetorin Ilir Përnaskës: “Bomber” i Dinamos dhe Ekipit Kombëtar

E Enjte, 07 May 2020 16:27

Meta Deklarata
Presidenti Ilir Meta i uron 69-vjetorin e lindjes një ndër yjet e futbollit shqiptar, Ilir Përnaskës.

Teksa kujton disa nga arritjet më të mëdha të tij, Meta thekson se Përnaska u shndërrua në simbol të golit në futbollin shqiptar për më se një dekade.

Sipas Metës, shumë fëmijë dekaeda më parë ëndërronin të bënin gola si ato të Përnaskës, “bomberit” të Dinamos dhe Ekipit Kombëtar.

Mesazhi i Metës:

Sa shumë fëmijë dekada më parë ëndërronin të bënin gola si ato të Ilir Pernaskës, “bomberit” të Dinamos dhe Ekipit Kombëtar. Shumë prej tyre i hynë rrugës së sportit dhe u bënë emra të njohur të futbollit. Ndërsa të tjerët ende sot i kujtojnë me nostalgji golat dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë.

 

Ilir Përnaska, Vasillaq Zëri dhe Shyqyri Ballgjini hynë në historinë e sportit shqiptar si treshja sulmuese më spektakolare dhe e papërsëritshme e “Dinamos” dhe futbollit tonë të viteve ’70, të cilët me meritë dhe talent fituan respektin, admirimin dhe duartrokitjet e shumë brezave, veçanërisht të të rinjve që i patën shembuj frymëzimi në sport dhe në jetë.

Vetë Pernaska u shndërrua në simbol të golit në futbollin shqiptar për më se një dekade, veçanërisht të shënimit me kokë, duke fituar me Dinamon e madhe të asaj periudhë 5 kampionate kombëtare, tri Kupa Republike, dy Spartakiada Kombëtare, si dhe u shpall 6 herë radhazi golshënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar.
Sot në 69-vjetorin e lindjes së Ilir Pernaskës, kam kënaqësinë t’i uroj edhe 100 pranvera të reja, me shëndet të plotë!
Gëzuar ditëlindjen “BOMBER”! ⚽🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...