Zgjedhjet e Universitetit si Zgjedhjet Lokale të 2019.

E Enjte, 07 May 2020 20:11

Në këto ditë pandemie ministrja e arsimit Shahini së bashku me kryeministrin kanë qenë dy figurat ikonë të mënyrës së qeverisjes nga facebook ,te arrogances, kërcënimit dhe në fund të situatës kaotike. Një urdhër i ministres Shahini, cakton zgjedhje në Universitete në 12 qershor ende pa dalë nga gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”.
Qeveria duket se po përgatit një tjetër 30 qershor, këtë herë në zgjedhjet për dekanë dhe rektorë në universitete, sigurisht pa trupen studentore njesoj sic ben me zgjedhjet e 30 qershorit , ku nuk votuan 90% e qytetareve shqiptare.
Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është te situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bëjnë llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc, pa fushatë, ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhrin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik.
Prej disa ditësh zien një debat midis studentëve, këshillave studentorë, organizatave rinore, pedagogëve por dhe politikanëve, mbi mbajtjen e zgjedhjeve akademike në këtë datë.

Argumenti kryesor që paraqitet nga kundërshtuesit e këtyre zgjedhjeve, është se ato bien ndesh me Kushtetutën e vendit tonë e cila në nenin 170/6 thotë se: Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.
Rama e Shahini do duhet te mbajne pergjegjesi sipas kodit te ri penal.

Fatkeqesisht sindromi i votimeve të 30 Qershorit 2019 të shndërrohet në tiparin karakterial të shoqërisë sonë! Po tentohet përfundimisht eliminimi i elitave universitare, goditja e autonomisë, mbyllja e pak gojëve që ende flasin! Zgjedhjet në UT janë një moment kulmor që meritojnë respekt e normalitet, jo nxitimin, ankthin, frikën dhe mbulojën e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme!

Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

Modifikuar më E Enjte, 07 May 2020 20:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...