“Mashtrimi i qeverisë me naftëtarët e Ballshit, 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar”, PD: Njerëzit në mes të 4 rrugëve, Rama paguan klientët dhe oligarkët

E Enjte, 07 May 2020 17:28

TIRANE
Përmes ish deputetit Enkeled Alibeaj, PD akuzoi sot qeverinë se mashtroi naftëtarët e Ballshit. Alibeaj tha se 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar, ndërsa qeveria ka lënë këta njerëz në mes të rrugës.
“E vërteta është se qeveria genjeu kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë. Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës.
Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona.” -U shpreh Alibeaj

Deklarata e plotë:
Pandemia ekonomike është rreziku kryesor sot për qindra mijëra familje shqiptare, të lëna në mes të 4 rrugëve nga qeveria. Një nga shtresat më të prekura janë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija:

1. Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe

2.Nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet.

Janë 800 punëtorë të papaguar qe kanë dalë në protestë për të mbrojtur djersë e tyre nga vjedhja dhe për të mos lënë qeverinë t’i marrë zvarrë me mashtrime të reja.
Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh.

Whatsapp Image 2020 05 07 At 17.09.17
E vërteta është se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve. Fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën.

E vërteta është se kriza ekonomike po i nxjerr njerëzit në mes të katër rrugëve, ndërsa qeveria nuk i ndihmon ata që humbin punën. Edi Rama dhe ministrat e tij mendojnë se mund t’ia hedhin me propagandë dhe se do të mbulojnë papunësinë me llafe boshe.

E vërteta është se qeveria genjeu kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë. Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës.

Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Padrejtësia ndaj tyre duhet të marrë fund. Ata jo vetëm duhet të marrin pa asnjë ditë vonesë me shumë pagesën prej 400 mijë lekësh të ndihmës, por duhet të zgjidhet edhe problemi i djersës gati 2 vjeçare, akoma të papagauar nga kompanitë fantazëm të cilëve Edi Rama u fal miliona euro detyrime.

Pa masa të menjëhershme, pa rritjen e ndihmës për qyetarët dhe bizneset, pandemia e virusit COVID-19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike Rama 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...